(Personalitete nga diaspora shqiptare e Maqedonisë në ShBA)

Asan Asani nga Serbica e Kërçovës i mërguar në Evropën Perëndimore në fillim të viteve të 80-ta dhe më pas në ShBA, ka një brengë të thellë për tretjen e shqiptarëve jo vetëm të Maqedonisë por gjithandej në Ballkan.

I angazhuar tepër në profesionin e tij si afarist në ShBA, ai para shpërbërjes së Jugosllavisë, bashkë me veprimtarë tjerë nga rrethina e Kërçovës dhe viseve tjera, ju printe demostratave kundër regjimit jugosllav dhe shtypjes që bënte qeveria maqedonase ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Shpeshherë ai ishte në Çikago para konzulatës së RSFJ-së, në Uashington dhe në Njujork, për të senzibilizuar çështjen e Kosovës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë së Maqedonisë.

Guximi i tij, humanizmi dhe energjia për të drejtat univerzale, ishte kapur edhe nga mediat amerikane, ku z. Asani, disa herë ishte paraqitur si protagonist i protestave paqësore të organizuara nga diaspora shqiptare në ShBA.

Përderisa ju afrohet vitetve të 60-ta, ai me keqardhje e shikon Kosovën dhe sidomos korrupsionin e lartë të figurave politike të shqiptarëve të Maqedonisë, gjendjen e arsimit, shëndetësinë partiake dhe jo profesionale të korruptuar në Maqedoni.

I dëshpëruar nga gjendja ekonomike dhe e mos-përparimit të shqiptarëve të Maqedonisë, ai thotë se kjo situatë nuk mund të tejkalohet me këta aktorë politikë.

Ikja e rinisë nga atdheu është dhimbja tjetër e z. Asani. Megjithatë ai shpreh një mllef për kapacitetet e dobëta të liderëve shqiptarë në Maqedoni duke thënë se “pazaret e tyre s’kanë fund në emër të votuesëve”.

Ai vazhdon të ushtrojë aktivitetin e tij si afarist në shtetin e Ilinoisit afër qytetit të St.Louis-it, duke e shtrirë veprimtarinë e tij në shumë fusha të biznesit.

Disa herë siç thotë vetë ai, kaplohet nga dilema se cili është atdheu i tij i vërtetë. Gjenerata e tretë e familjes së tij e vazhdon me sukses afarizmin në ShBA dhe kokën nga atdheu- në Evropën Juglindore. (S. Ibraimi)

Asan Asani, majtas i paraqitur në gazetat amerikane gjatë sulmeve ajrore të NATO-s kundër Serbisë.