Analizë nga Selim Ibraimi – Bisedimet serbo-kosovare të ndërmjetësuara nga amerikanët kanë filluar në Uashington. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O ’Brian dhe i Dërguari Special për Kosovën dhe Serbinë Richard Grenell po finalizojnë marrëveshjet ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti tha se ata janë afër një marrëveshje dhe ky është një hap drejt finales. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk flitet që Serbia ta njihte Kosovën dhe hodhi poshtë zërat duke thënë se Shtetet e Bashkuara po bënin presion mbi Beogradin.
Bazuar në dinamikën politike në Uashington dhe Ballkan, Shtetet e Bashkuara përmes një marrëveshje ekonomike do të krijojnë infrastrukturën për një marrëveshje përfundimtare Serbi-Kosovë. Nëse liqeni strategjik “Ujmani” dhe “Trepça” bëhen pjesë e marrëveshjes në Uashington, kjo mund t’i paraprijë ndryshimeve graduale të shkëmbimeve territoriale në të ardhmen, gjithnjë kur do të krijohet një atmosferë tjetër.
Fuqizimi ekonomik serb dhe vazhdimi i dominimit të Serbisë përmes ekonomisë dhe eksportit, do të jetë triumfi i Serbisë nga bisedimet në Uashington. Delegacioni kosovar duket tepër optimist për marrëveshjet ekonomike që duhet nënshkruar, por e paqartë nëse implementimi do të ishte i mundur pa një marrëveshje politike e historike.
Shtetet e Bashkuara synojnë të arrijnë disa marrëveshje përpara nëntorit, por pa pasur ndonjë ide për pasojat dhe çekuilibrin e ri që ato mund të krijojnë midis kombeve të Ballkanit. Sipas njoftimeve Presidenti Donald Trump do të takojë të dy delegacionet nga Ballkani. Disa miliarda dollarë amerikanë në investime në rajon janë njoftuar gjithashtu nga Uashingtoni. (ISSDMaqedonia- @CSSDMacedonia)
President @realDonaldTrump just announced a historic breakthrough between Serbia and Kosovo! pic.twitter.com/ePVbnAHvMB
— The White House (@WhiteHouse) September 4, 2020