(Selim Ibraimi)– Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski tha sot se VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. Deklarata mund të jetë një indikacion për mbështetje të VMRO-së të ndryshimeve kushtetuese me kusht. Situata më tepër shkon drejt një marrëveshje VMRO- LSDM rreth një date për zgjedhje të shpejta. Opozita shqiptare duhet të kalkulojë për mundësinë e një fronti kundër BDI-së dhe të një koalicioni para zgjedhor me partitë maqedonase.
SHBA dhe BE për momentin nuk do ta shpallin Mickovskin non -grata, pasi situata në MV ndryshon nga ajo në Shqipëri. SHBA -së i duhet Mickovski si lojtar politik deri në ndryshimet kushtetuese dhe pas. Disa vrojtues thonë se SHBA mund të vendosë sanksione ndaj opozitës maqedonase. Realisht është ende herët të flitet për sanksione kundër opozitës maqedonase. Ka ende kohë që SHBA dhe BE të ndikojnë në opozitën maqedonase rreth votës së tyre në parlament. MV duket se shkon drejt zgjedhjeve me shumë sfida përpara, por sigurtë se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin duke i përmbushur kushtet e marrëveshjes me Sofjen zyrtare.