A mundet Ali Ahmeti të luajë rolin e paqebërësit në mosmarrëveshjet rajonale?

(Selim Ibraimi)Çfarë po ndodh me strategun e shekullit, kryetarin e BDI- së Ali Ahmeti?! Asnjë fjalë e këshillë për qeverinë në Prishtinë. Ke ngrit shumë kombe e ke shkatërruar federata. Pse nuk flet asgjë? Kush të ka hidhëruar? Tani është koha e propozimeve tua. Ndihmo Kosovën, pasi Kosova nuk është larg! Vitin e kaluar u takove në Ohër me Aleksandër Vuçiçin dhe u vlerësove shumë nga të huajt. Pa ty nuk ka paqe dhe siguri në Ballkan. Koha punon për ty. Ndërmjetësimi të pret. Sot ose nesër nga OKB-ja dhe shtetet evropiane mund do të dërgohesh në misione paqësore. Ti e njeh Albinin dhe Aleksandrin. Fjalët e tua ata i dëgjojnë. Vepro kryetar e strateg i madh i kohës, shfrytëzo rastin. Askush nuk mund të krahasohet me ty. Historia ashtu siç thotë ministri Bujar Osmani do të shkruajë për ty. (@CSSDMacedonia)