function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );
Home / PROGRAMMES / ANALYSIS PLATFORM- ISSDMacedonia / L. ‘Besa’ po sjell kokëçarje për Ahmetin

L. ‘Besa’ po sjell kokëçarje për Ahmetin

Nga Selim Ibraimi- Në koalicionin qeveritarë në mes LSDM-së dhe BDI-së, partitë më të vogla paraqesin probleme shtesë për kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. 

Në njërën anë, LSDM dhe Zaevi i ka partitë që garuan bashkë në zgjedhjet e verës së 2020-ës. Prej këtu kryeministri Zaev duhet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat grupore dhe individuale partive që thuhet se sollën vota për LSDM por, ende nuk është vërtetuar nëse partitë e koalicionit me LSDM-në e bënë ndryshimin në raport me VMRO-në.

LSDM-ja pas vetes e ka partinë BESA të Bilall Kasamit që thirret në elektoratin shqiptar. Në anën tjetër është BDI e cila mundohet të bashkëpunojë me të gjitha partitë dhe njëkohësisht menaxhojnë pushtetin me LSDM. Sipas analistëve në Shkup, parti apo individë që pengojnë zbatimin e politikave të BDI-së në qeverisjen aktuale, janë zyrtarë të partisë së Kasamit që janë apo që kanë qenë në lidhje të ngushta me LSDM dhe CO.

 

Për kryetarin Ahmeti, dhe zv.kryeministrin Artan Grubi nuk mbeten shumë opsione në lojën në mes LSDM-së dhe individëve të Kasamit të koncentruar në pushtet nën hijen e Zaevit për të penguar politikat e partisë së Ahmetit. Ahmeti, Grubi por edhe Osmani në ministrinë e Jashtme, duhet të fillojnë të mbrojnë interesat partiake dhe kadrovike. Duket se Lëvizja e Kasamit po del një ndër partitë që bën dëmtimin e projekteve të BDI-së dhe ASH-AAA ose të vetë BDI-së në koalicion me LSDM-në.

Në pamundësi të realizimit të programit partiak në qeverinë Zaev -2 dhe pas disfatës së kryetarit z. Bilall Kasami për tu ngritur në një figurë të respektuar tek elektorati, qeveritarë dhe parlamentarë të L.Besa ju pengojnë të gjitha nismat që përmirësojnë statusin dhe gjendjen e shqiptarëve.

Vlerësohet se pas vitit 1994, nuk ka pasur në skenën politike parti dhe individë më shkatërrues të interesave shqiptare deri në zhvillimet kur eksponentët e partive satelite marrin mbi vete shumë role. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );