Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në Prishtinë deputeten britaneze Alicia Kearns. “Ishte një kënaqësi e madhe për të mirëpritur Alicia Kearns, e cila e përdor zërin e saj si deputete për të mbrojtur demokracinë”. “Theksova nevojën për rritjen e sigurisë pas sulmeve terroriste të sponsorizuara nga shteti serb, që përgjegjësit të ekstradohen dhe Serbia të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.
2023-10-22