function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );
Home / PROGRAMMES / ANALYSIS PLATFORM- ISSDMacedonia / Konceptet presidenciale nxorrën pengesat serioze që ka Maqedonia Veriore

Konceptet presidenciale nxorrën pengesat serioze që ka Maqedonia Veriore

SELIM IBRAIMI-Vazhdon ndarja e shoqërisë në Maqedoninë Veriore.Fushata presidenciale po dëshmon se sa larg është ndërtimi i një shoqërie për të gjithë banorët e Maqedonisë.

Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të mbështetur nga partitë politike (BDI, PDSH dhe Alternativa) janë të gatshëm ta votojnë kandidatin qeveritar Stevo Pendarovski, ndërsa pjesa dërmuese e popullatës maqedonase do të votojë mbi baza etnocentrike.

Ndarjet ndëretnike dhe mosbesimi po e dominojnë fushatën presidenciale e cila nuk ka gjasa të rrisë kohezionin e brendshëm etnik. Koncepti për një “Republikë për të gjithë” është parë nga maqedonasit dhe qeveria si konkurencë ndaj konceptit “Shoqëri për të gjithë” e cila synon reduktimin etnik dhe shkrirjen etnike në qytetarë besnik të partisë dhe shtetit.

Të dyja konceptet presidenciale nxorrën pengesat serioze që ka Maqedonia e sidomos raportet shqiptaro-maqedonase, që nuk shënojnë përparim serioz. Frika ndëretnike për marrje të pushtetit dhe për një qeverisje të mirë do të vazhdojë të mbajë peng Maqedoninë Veriore.

(ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

BRIEF

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );