Kërcimi i fundit i Uashingtonit

 NGA SELIM IBRAIMI- Një epokë e re po fillon në mes Fuqive të Mëdha në Ballkan. Nisma e re e ambasadorit amerikan në Berlin Richard Grenell dhe i dërguari special i presidentit Donald Trump, ishte një hap para përpjekjeve të dështuara europiane të filluara në vitin 2011 nga BE-ja , bisedime të udhëhequra nga diplomatja Frederica Mogherini ku u nënshkruan mbi 30 marrëveshje në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe asnjë nuk u realizua.

Për nëntë vjet nën mbikëqyrjen europiane, Kosova u mposhtë nga Serbia në skenën ndërkombëtare, duke e bllokuar në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe duke bërë tërheqjen e më shumë se 15 njohjeve të Kosovës.

Paralelisht, kjo ndodhi nën administratën e presidentit Barak Obama ku në Departamentin e Shtetit, në Zyrën për Europën Juglindore kishte zyrtarë që e njihnin Ballkanin.

Dy marrëveshje për linjën ajrore Beograd -Prishtinë dhe atë të hekurudhave, pothuajse e kanë ndryshuar përceptimin amerikan në rajon, po jo për efektet e drejtpërdrejta të këtyre marrëveshjeve dhe angazhimit të ri të Uashingtonit në Ballkan.

A janë të mjaftueshme për amerikanët dy marrëveshje në rajon të manifestojnë fuqi dhe prani diplomatike përballë Rusisë dhe Kinës?

Aktualisht, Uashingtoni sheh më pak rrezik nga Rusia në proces afatgjatë se sa ndikimi kinez që është më i dukshëm në ekonomitë, infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor dhe në të ardhmen, në rrjetet e korporatave të rrjeteve telefonike me G-5. Një rivalitet i aktorëve të jashtëm, ka gjasa të përkeqësojë edhe ashtu gjendjen e vështirë të tregtisë rajonale dhe humbjen e balancës së brishtë etnike.

Uashingtoni, vazhdon të jetë i shpërndarë dhe i paqartë që nga Lindja e Mesme e deri në Ballkan. Intervenimi diplomatik në Serbi – Kosovë, për një marrëveshje të re dhe shekullore, është kërcimi i fundit imperial i Uashingtonit në fazën e rizgjimit si fuqi dhe fokusimit në pjesët tjera të nxehta të konflikteve globale. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia

(PARASHIKIME GJEOPOLITIKE, 2020 nga Selim Ibraimi)

(GEOPOLITICAL FORECASTS, 2020 by Selim Ibraimi, MA International Relations, WU, USA)                                   

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*