Nga Selim Ibraimi–Realisht gjasat i ka Bilall Kasami të fitojë të dielën në zgjedhjet lokale në Tetovë. Vetëm që fitorja mund të pengohet nga organet shtetërore ku vetë Kasami bën pjesë. Në debatet publike Kasami e ka shpartalluar kundërshtaren T. Arifi. Tash si do që të jetë, Kasami do të mësojë më shumë nga politika dhe koalicionet.
Në zgjedhjet e ardhshme poqese B. Kasami do të punojë dhe do të ketë këshilltarë të zgjuar, L. Besa dhe Kasami do të jenë kundërshtarët më të mëdhenj të BDI-së. Por, gjithnjë nëse do të fillojnë të veçohen nga LSDM dhe nga figurat e brendshme që e pengojnë profilizimin ideologjik të L. BESA- e të Kasamit. Dhe nga pazaret prapaskene me BDI-në. Sidoqoftë, duket shumë e qartë se Ahmetit dhe BDI-së, Kasami i ka nxjerrë telashe. Si figurë ka perspektivë dhe do të mund të bëhet lojtarë i fortë vetëm nëse do të ketë veprime unike në skenën politike. Dhe të vazhdojë të tregohet më dinak me rivalët. (29.10.2021), Woodbridge, VA, SHBA.
Selim Ibraimi mban titullin Dr. (Ph.D.) në Shkencat Politike. Ai ka një Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Webster University, SHBA dhe BA në Gazetari nga Universiteti i Tiranës.