Nga Selim Ibraimi- Shumë flitet për ndikimin e Rusisë në Ballkan e shumë pak është shkruar e thënë se në cilët ministri më së shumti. Le të fillojmë me Maqedoninë e Veriut ku si pjesë e ish- federatës jugosllave institucionet dhe burimet e inteligjencës kanë qenë të lidhura me Beogradin dhe me qendrat ruse pas 2008. Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme, pa përjashtuar median, universitetet dhe sektorin civil, janë pikat ku Rusia i ka burimet e informacionit dhe ndikimit. Këtu janë edhe serbët që vazhdojnë të kenë impakt në vendimmarrjet e Maqedonisë së Veriut, pasi është bërë e ditur nga raportet e huaja. Se çfarë kanë në dorë shërbimet e inteligjencës ruso-serbe për figurat e larta politike dhe drejtuese, mbetet të shihen në të ardhmen dhe prej atje mund të shihen ndikimet në vendimet politike të qeverisë në Shkup dhe atyre ballkanike. (28.10.2021), SHBA.