function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );
Home / PROGRAMMES / Good Governance-Sustainability / Kompanitë në Ballkan-I (1858-1865)

Kompanitë në Ballkan-I (1858-1865)

Nga Blerim Abedini, Instituti për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim, Maqedonia Veriore

Nëse shikojmë në histori nga burime që i kemi në disponim nëpërmjet internetit, Ballkani gjatë zhvillimit ekonomik nga shekulli XIX e deri sot, do të kuptojmë se si sektori i biznesit u përball me sfida të natyrës politike ku demokracia u imponua në shoqëritë të merr drejtimin integrues. Gjithashtu kjo është pasqyrë se si demokracia u zhvillua në shoqëritë Ballkanike duke aluduar në faktin se privatizimi dhe liria e shprehjes kanë integruar modelet e vjetra të manifakturës në biznese që sot kanë avantazhe për konkurencë në treg. Kompanitë në Ballkan në shekullin XIX kanë pasur ndikim nga shtetet e Evropës, sepse fillet e bizneseve analoge janë gjetur në këto shtete. Ky bashkëpunim mes komuniteteve evropiane dha progres në vazhdimin teknologjik në sektorët si industria ajrore, industria ushqimore, industria e makinave, industria e makinave, industria e rrugëve hekurudhore, etj. Trashëgimia e biznesit të Ballkanit si dhe animi kah preferencat afariste të Evropës Perëndimore paraqesin një integrim të shëndoshë pasi që i gjithë kapaciteti intelektual ishte e përqëndruar aty.

Greqia është një shtet i cili e pranoi këtë sfidë si në aspektin e trashëgimisë hibride ballkanike dhe atyre preferencave evropiane për një integrim të planifikuar. Me këtë rast Greqia dhe shoqëria e saj kuptoi rëndësinë e privatizimit duke stimuluar ndërtimin e kompanive prodhuese. Shtetet tjera në Ballkan pasojnë Greqinë me investimet industriale. Fill pas Greqisë është Turqia, pastaj vendet e Ballkanit Perëndimor kryesisht në shekullin XX si dhe të tjerët. Retrospektiva ballkanike na jep të kuptojmë që shtetet me demokraci të mirrëfilltë kishin suksese më të mira ndaj atyre që privatizimin e sektorit ekonomik e kuptonin si kundërthënie. Kjo kronologji e ndërmarrjeve pionere në Ballkan për tre shekuj, bazohet në aplikimin e metodave teknologjike industriale që kanë ndryshuar jetën në një masë të madhe. Pra është fryti i shfrytëzuar i studimeve shkencore nëpër shkolla dhe laboratore për të bërë jetën më të lehtë për qytetarët e shoqërisë.

Historia greke (shek.XIX-XXI )

Në Kongresin e Vjenës 1814-1815 nën udhëheqjen e katër shteteve fitimtare: Mbretëria e Bashkuar, Austria, Prusia(Gjermania) dhe Rusia, takohen në Vjenë për të përcaktuar fatin e territoreve që u shkatërruan nga pushtimet e Napoleonitsi dhe hartimin e një rendi të ri evropian. Dobësimi i Perandorisë Osmane rezultoi me pavarësi midis popujve krishterë(ortodoks): serbë, grekë, bulgar, rumunë; Në 1821, Grekët filluan një luftë për pavarësi kundër Perandorisë Osmane. Nga 1875, situata në Ballkan u ndërlikua nga një seri krizash. Në 1914, territori evropian i Perandorisë Osmane u reduktua në Traki Lindore.

Zgjedhjet e para shumëpartiake që nga viti 1964 në Greqi kanë parapri drejt një kushtetute demokratike dhe republikane që shpallet në 11 Qershor 1975 pas një referendumi i cili zgjodhi të- mos rivendosë monarkinë!

Sot, Greqia është një republikë unitare-parlamentare me një ekonomi të përparuar, me të ardhura të larta dhe një cilësi të lartë të jetës. Ekonomia e saj është më e madhe në Ballkan(pa Turqinë), dhe merr pjesë si një investitor i rëndësishëm rajonal. Ka qenë anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara, u bashkua me NATO në 1980, si dhe anëtari i dhjetë për t’u bashkuar me Komunitetet Evropiane në 1 Janar 1981. Poashtu është pjesë e Eurozonës që nga 2001 dhe e miratoi monedhën euro në vitin 2001. Trashëgimia unike kulturore e Greqisë, industria e madhe e turizmit, sektori i marinës detare si dhe rëndësia gjeostrategjike e klasifikojnë atë si një fuqi të mesme.

Me investime të përhapura në ndërmarrjet industriale dhe infrastrukturën e rëndë, me fonde nga Bashkimi Evropian si dhe me të ardhurat në rritje nga turizmi, transporti. Poashtu rritja e shpejtë e sektorit të shërbimeve ngriti standardin e jetesës së vendit në nivele të larta.

Historiku i bizneseve në Greqi (shek.XIX-XXI )

Viti 1858 paraqet në skenën publike kompaninë Allatini që merret me bluarjen e miellit, e themeluar nga Moses Allatini dhe vëllai i tij, në Selanik të Greqisë. Kompania ka pasur dy sektorë të industrisë- prodhimin e qeramikës në Charilaou dhe fabrikat e miellit në Kalamaria. Në fund të shekullit të XIX-të, familja Allatini themeloi fabrikat e famshme të miellit Allatini, në një zonë të madhe industriale të qytetit Kalamaria. Në dekadat e ardhshme kompania zgjerohet, dhe në vitet 1930 njihen si fabrikat më të mëdha të Ballkanit. Që nga ajo kohë, pronësia e ndërmarrjes ndryshoi shumë herë, por duke ruajtur emrin e saj historik për kohë të gjatë. Sot ajo është në pronësi të ELBISCO Group dhe shquhet për biskotat e shijshme. Objektet e reja industriale janë të vendosura në Sindos.

Viti 1859 nxjer në pah kompaninë Basileiades për ndërtimin e makinerisë si dhe një nga kompanitë më të rëndësishme gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX-të. Ajo u themelua në Pire, dhe së bashku me kompanitë e ngjashme si Ifaistos dhe Kouppas në të njëjtin qytet, pastaj kompaninë Neorion në Syros, Vlahanis-Petropoulos në Athinë, Glavanis-Kazazis në qytetin Volos si dhe të tjera në shekullin XIX-të, shënojnë kontributin për sektorin e ndërtimit të makinerive në “Revolucionin Industrial Grek”. Kompania Basileiades ka qenë gjithashtu një nga kantieret më të mëdha në Greqi, veçanërisht gjatë gjysmës së parë të shekullit XX-të.

Neorion është një nga industritë më të vjetra të rënda Greke, e vendosur në Ermoupolis, në ishullin Grek të Syros. Sot, është një nga korporatat e mëdha industriale të mbetura nga ish qendra industriale dhe tregtare e Greqisë, para se të dominohej nga Pireu në fund të shekullit XIX-të. Gjatë viteve 1860, përveç ndërtimit të anijes, ajo prodhonte motorë me avull, kaldaja, pompa dhe topa të rëndë. Një motor i rëndë me avull i dizajnit dhe ndërtimit të saj është ekspozuar në Ekspozitën Ndërkombëtare në Paris në vitin 1878. Në vitin 1997, Neorion bleu një kantier tjetër, Elefsis Shipyards, ndërsa u lansua në fusha të reja, si që ishte ndërtimi i mega-jahteve luksoze dhe punë nënkontraktuese për kompanitë e hapësirës ajrore. Kompania aktualisht është e organizuar si Neorion Group.

Achaia Clauss ishte një punishte vere greke e vendosur në Patras në Peloponez. Ajo u themelua në 1861 nga bavarezi, Gustav Clauss. Ajo ishte më e famshme për verën e saj të kuqe të pasuruar, Mavrodaphne. Kantina ishte sponsori kryesor i ekipit vendas të basketbollit, Apollon Achaia Clauss. Në vitin 1955 kompania nëpërmjet Konstantinos Antonopoulos, instaloi makineri të reja në kantinën e verës dhe rekrutoi një ekip specialistësh. Në vitin 1983 kompania nisi fabrikën për prodhimin e shisheve. Në vitin 1997 pozicioni i kryetarit dhe shefit të ekzekutivit u mor nga Nikos Karapanos. Që nga themelimi, ajo ka qenë gjithmonë një destinacion popullor për vizitorët dhe vazhdon të jetë e tillë edhe sot.

Birraria Fix (Greqisht: Φιξ)u themelua në vitin 1864 nga Johann Karl Fix në Athinë, dhe ishte birraria e parë e madhe në Greqi. Rreth 30 vjet më parë, babai i tij kishte filluar të përgatiste birrë në Greqi. Si furnizuese në oborrin e mbretit grek, kompania ishte në gjendje të mbante një pozicion monopoli në tregun grek për rreth 100 vjet. Pas falimentimit të kompanisë vitin 1983 dhe disa përpjekjeve të dështuara të ringjalljes për ta ringjallur atë, birra Fix është prodhuar përsëri në fabrikën e birrës që nga viti 2009. Arsyeja për këtë është popullariteti relativisht i lartë i birrës në vend për vendet mesdhetare.

PITSOS A.E. (Πίτσος) u themelua në Athinë nëvitin1865 dhe filloi si një kompani që prodhonte pajisje të vogla shtëpiake dhe ngrohje nga vaji. Në vitin 1959 filloi prodhimin e frigoriferëve në një fabrikë të re; investoi shumë në zhvillimin dhe prodhimin e një game të pajisjeve moderne shtëpiake, përfshirë pajisjet televizive. U prodhuan edhe struktura të tjera metalike, përfshirë kamionët me 3 rrota. Në vitin 1976 u ble nga Bosch-Siemens Hausgeraete GmbH. Në vitin 1996 u ribrandua në “BSP A.B.E. Ikiakon Syskeyon”. Gaggenau dhe Neff u bashkuan me grupin përkatësisht në vitin 1998 dhe 2002. Kohët e fundit, kompania u ribrendua në “BSH Home Appliance” (“BSH Ikiakes Syskeves A.B.E”). Kompania udhëheq në tregun e pajisjeve shtëpiake greke me një pjesë të tregut prej rreth 40%. Të ardhurat e saj arritën në 308 milion Euro në 2005. Përafërsisht një e treta e të ardhurave totale vijnë nga eksportet në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Objektet e prodhimit tani janë në Pire dhe kompania punëson 1200 personel. Manifakturë prodhuese të mallrave si frigoriferë dhe furra, sisteme të larjes me 400,000 njësi të prodhuara në vit 30% e të cilave për eksport. Kompania prodhon produkte që përfshijnë risi thelbësore siç janë teknologjitë “No Frost” dhe “Super Frost” në sistemet e ftohjes dhe sistemin “pirolysis” në sistemet e gatimit. Në vitin 2020 kompania njoftoi mbylljen e fabrikës së saj në Greqi dhe zhvendosjen e saj të mundshme në Turqi.

Burimet nga interneti:

The map as history, Learn about the History of Europe in the 19th century – Learning resource (the-map-as-history.com)

Greece, Greece – Wikipedia

Allatini Mills – Wikipedia

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );