Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë komentet e Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, më 9 mars, me të cilën kërkoi të minonte Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës si dhe bëri kërcënime të përsëritura për shkëputjen e Republika Srpskës nga Bosnja dhe Hercegovina. Neni III (3) i Kushtetutës së Dejtonit thekson qartë se Republika Srpska duhet të respektojë plotësisht vendimet e institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës, duke përfshirë vendimet përfundimtare dhe detyruese të Gjykatës Kushtetuese të B&H. Shtetet e Bashkuara janë krenare duke qëndruar me popullin e Bosnjë-Hercegovinës derisa ata ndërtojnë një të ardhme në komunitetin euro-atlantik të kombeve dhe forcojnë institucionet shtetërore të nevojshme për t’i çuar atje. Retorika separatiste dhe kërcënimet ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit janë të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin e B&H drejt integrimit të mëtejshëm euroatlantik. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten mbështetësi dhe partneri më i fortë i Bosnjë-Hercegovinës dhe popullit të saj. “Ne zotojmë të vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të B&H dhe të mbajmë përgjegjës ata që kërkojnë të minojnë institucionet e B&H dhe Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Angazhimi ynë është i fortë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të heqin dorë nga populli i Bosnjë dhe Hercegovinës”- thuhet në deklaratën e departmentit-DOS. Dodiku dhe separatistët kroat kanë shprehuar haptazi tendenca për shpërbërjen e Federatës boshnjake. (S.I. @CSSDMacedonia)
The United States rejects to comment Milorad Dodik’s say on March 9 in which he sought to undermine the Constitutional Court of Bosnia and Herzegovina and made repeated threats to separate Respublika Srpska from Bosnia and Herzegovina. Article-3 of the Dayton Constitution clearly states that the Republika Srpska must respect the decisions of the institutions of Bosnia and Herzegovina, including the final decisions of the Constitutional Court. The United States is proud to stand with the people of Bosnia and Herzegovina as they build a future in the Euro-Atlantic community of nations and strengthen the state institutions. The separatist rhetoric and threats to the Dayton Peace Agreement are irresponsible, dangerous and harmful to B and H’s and its progress towards further Euro-Atlantic integration. The United States has been and will remain the strongest supporter and partner of Bosnia and Herzegovina and its people. “We pledge to continue to support the sovereignty, territorial integrity and multi-ethnic character of B&H and hold accountable those who seek to undermine the institutions of B&H and the Dayton Peace Agreement. Our commitment is strong, and the United States of America will not give up on the people of Bosnia and Herzegovina” – said on DOS statement. The Dodik and Croatian separatists have openly expressed tendencies for the dissolution of the Bosnian Federation.
(S.I. @CSSDMacedonia)