PREMTIMET E KOTA TË MILIKIJES DHE ARIJANITIT

Koment nga Dr. Selim Ibraimi- Kryetarja aktuale e Haraçinës, Melikije Alimi, (LSDM) mbështetësi i dytë i përjetshëm dhe besnik i kryeministrit Zoran Zaev Arijanit Hoxha (BESA-LSDM), po kërkojnë mbështetjen e popullatës shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale. Reputacioni i zbehur i dy protagonistëve të LSDM -së dhe shumë anëtarëve tjerë të partisë, e ka shtyrë dyshen e Zaevit të promovojë projekte që nuk mund të realizohen ose që janë premtuar në mandatin e znj. Alimi në Haraçinë.

Po ashtu, disa as që janë nisur në Pollog, ku BESA mendon se do t’i fitojë të gjitha komunat duke propozuar ide për një fabrikë të produkteve bujqësore-patate të skuqura (çipsa).
Votuesit shqiptarë të Haraçinës dhe Pollogut, por edhe ata të Besës kudo, tashmë e kanë të qartë se bëhet fjalë për interesa të një grupi që në emër të shumë çështjeve synojnë të ekzistojnë mbi kurrizin e votuesit të thjeshtë. As “Çipsat”, Melikija dhe Arijaniti nuk do të jenë në gjendje të manipulojnë votuesit kësaj here. LSDM, siç shihet është kudo në partitë, universitetet dhe në jetën shoqërore. Pengjet janë aktivizuar në terren.

Rubrika “DUM-DUM” është e natyrës satirike dhe politike, duke trajtuar çështje sociale, politike dhe publike. Komentet ju përmbahen standardeve të shtypit të lirë.