function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );
Home / PROGRAMMES / ANALYSIS PLATFORM- ISSDMacedonia / Bilall Kasami nuk tha një fjalë për librin fyes dhe nuk e vizitoi Albinin

Bilall Kasami nuk tha një fjalë për librin fyes dhe nuk e vizitoi Albinin

Koment nga Selim Ibraimi, Uashington Dikur Billal Kasami kryetar i Besës bashkë me Afrim Gashin tani kryetar i partisë Alternativa e kishin vizituar disa herë Albin Kurtin e VV-së. Në fushatën aktuale të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit që i bie në Ditën e Shën Valentinit, Kasami tashmë në qeverinë e Zoran Zaevit nuk shkoi në Kosovë ta vizitojë Albinin, mikun e vjetër. Kur i duhej Kurti dhe kishte nevojë për të ai pozonte me të në fotografi bashkë me ekipin e tij.

Sot Kasami është politikan i madh dhe mendimtar me përmasa të Aristotelit, Platonit dhe Sokratit, sa që ia ka kaluar edhe Makijavelit. Albini i vetmuar në zyrën e tij në Prishtinë, priti që ai një ditë të niset nga Shkupi apo Tetova drejt Kosovës por, Bilalli nuk e bëri këtë, ai i vendosi interesat e tija para Kosovës dhe kjo është mirë. z Kasami është në fazën e pjekurisë në politikë dhe tashmë po e jep provimin para Zaevit dhe shokëve të tij, sepse kur je në qeveri nuk mund të deklarosh çfarë të duash. Zaevi shumë “patriotëve” të dikurshëm opozitarë ua ka ‘prerë’ veshët dhe tash janë bërë të dëgjueshëm.

Kasami nuk e tha asnjë fjalë edhe për librin fyes të gjeografisë. Se ku gjendet ky politikan i mprehtë dhe pse nuk del në publik kjo është për tu habitur. Votuesit e tij kanë nevojë tani për Kasamin, kurse Albini për këshillat e tij të suksesshme se si të qeverisë nëse do të arrijë të marrë pushtetin. I nderuar kryetarë thuaje një fjalë se opinioni të pret me padurim. Kalofsh mirë! (ISSDMaqedonia- CSSDMacedonia)

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );