Nga Selim Ibraimi- Beshliqi pas një pushimi të gjatë është parë përsëri në Tetovë dhe Shkup. Tash ka një ide tjetër, atë të kandidimit për kryetar komune dhe shitjes së kastravecave në Ukrainë. Ekipi i tij i specializuar për groshën tetovare, ka marrë një deyrë tjetër nga Plenumi i partisë që rrushin e Tikveshit, mollët e Prespës dhe kastravecat t’i plasojnë në tregun e Evropës Lindore.

Specialistët e planit 5 vjeçarë janë angazhuar që kastravecat sa më shpejtë para zgjedhjeve lokale të transportohen në Ukrainë edhe atë me çmim të volitshëm. Nga raportet lokale thuhet se pritet rritje e madhe ekonomike dhe zhvillim të bujqësisë. Qeveria nuk ka njoftuar për qëllimet afatgjate të Beshliqit dhe grupit të tij. (SKICË -8)

——

Tranguj-kastraveca

Fj. sh.sh