“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës në mes Serbisë dhe Kosovës”- ka njoftuar MPJ e Gjermanisë. “Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, – thuhet në njoftimin e MPJ-së në Berlin.
2023-10-01