Nga Selim Ibraimi-Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e Ali Ahmetit dhe Aleanca e Shqiptarëve (ASH) në koalicion me Alternativën, janë fituesit e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme në kampin shqiptar.

Në një rezultat spektakular të dielën, BDI dhe ASH krijuan përparësi të dukshme ndaj kundërshtarëve politikë duke ndërtuar poteza të volitshëm politik përballë LSDM-së së Zoran Zaevit dhe VMRO-DPMNE-së së Kristian Mickovskit.

Dy idikatorë të bazës poliitke shqiptare tregojnë se Aleanca e Shqiptarëve ka rritje të theksuar në elektorat duke u prezentuar për gjatë mandatit të ardhshëm si partia kryesore e shqiptarëve të Maqedonisë Veriore. BDI-ja e Ali Ahmetit në një rezultat solid arriti të rrisë numrin e mandateve në 15 deputetë për të luajtur rol kyç në formimin e qeverisë bashkë me Aleancën e Shqiptarëve të Ziadin Selës me 12 deputetë. PDSH-ja e Menuh Thaqit ka fituar 1 mandat në përbërjen e re parlamentare, ndërsa partia tjetër “BESA” në koalicion me LSDM-në (“ Mожеме”-“Mundemi”) ka fituar gjithsej 4 mandate.

Lëvizja “BESA” hyri në koalicion me LSDM-në nga plani i jashtëm ndërkombëtar për të faktorizuar veten dhe ndihmuar LSDM-në ose thënë shkurt shpëtuar LSDM-në e Zoran Zaevit nga humbja klasike prej VMRO-DPMNE-së. Për të ruajtur ekulibrin tek elektorati, kjo parti duhet të promovojë dhe demostrojë politika të pavaruara në parlament përballë partnerit në qeverinë e mundshme të LSDM-së. Mirëpo kjo paksa do të jetë vështirë për Lëvizjen “Besa” përshkak të strukturës së qeverisë së re e cila do të jetë e komplikuar dhe e vështirë të formohet shpejtë, pasi nuk dihet se cila parti do të arrijë të formojë qeverinë e re. OSBE -ODHIR i vlerësoi zgjedhjet si të qeta dhe demokratike. Skena politike shqiptare në MV po profilizohet në dy parti politike kryesore, BDI dhe ASH. Rivalitetet në mes këtyre dy partive do të rriten si dukur kur raporti politik në mes PPD-së dhe PDSH-së, u kthye në një betejë të ashpër për pushtet. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)