Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe zv. kryeministri Artan Grubi, janë takuar të enjten pasdite në Shkup me lobistin më të madh pro serb Riçard Grenell. Grenelli njihet me qëndrimet pro serbe dhe kundër Kosovës. BDI viteve të fundit po zhvillon një politikë me dy standarde, duke qenë mbështetëse e Ballkanit të Hapur, politikave të Vuçiqit dhe forcimit të shtetit maqedonas në skenën ndërkombëtare. Mbi 300 mijë shqiptarë raportohet të kenë lëshuar Maqedoninë e Veriut që kur partia e Ahmetit mori pushtetin në vitin 2002.
(S. Ibraimi)