Selim Ibraimi– Më 14 nëntor të vitit 2019 Lëvizja Besa (LB) përmes një komunikate për shtyp e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se po e mashtron popullin, në lidhje me çështjen e grafës etnike në letërnjoftimet e reja (L.NJ.). “Kryeministri Zaev është mirë të pranojë se nuk ka lidhje shpallja e tenderit, nëse me ligj nuk caktohet se si do të duket letërnjoftimi. Lëvizja Besa kërkon që kjo të definohet me ligj, dhe në nenin ku përshkruhet se çfarë të dhëna përmban letërnjoftimi të shtohet edhe grafa etnike”. “Apelojmë edhe njëherë që kryeministri të reflektoj dhe t’i thërret arsyes, të respektojë marrëveshjen e arritur dhe në asnjë moment të mos manipulojë me opinionin, sepse opinioni i gjerë e di më së miri se ekziston një marrëveshje në mes Besës dhe qeverisë e cila është publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së RMV”.
Shënim: Komunikata për media është e muajit nëntor të vitit 2019, disa muaj para se LSDM-ja dhe LB-ja të dakordoheshin për koalicionin parazgjedhor. Pothuajse dy vjet pas votimit të ndryshimeve kushtetuese që buronin nga Marrëveshja e Prespës (MP) ku të gjitha partitë opozitare dhe në pushtet duhej të bëheshin bashkë që MP-ja të kalonte në Parlamentin e MV-së, grafa etnike ende nuk është realizuar nga premtimi i LB-së dhe kjo është arsyetuar me mungesën e kornizës ligjore. Kryetari i LB-së Bilall Kasami në atë kohë gjatë takimit me kryeministrin Zaev deklaroi se do të votojnë ndryshimet kushtetuese pasi kanë rënë në ujdi me kryeministrin për grafën etnike në (L.NJ.).
Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i LB-së, Bilall Kasami, pas katër ditë negociatash janë marrë vesh që kërkesat e opozitës shqiptare të realizohen përmes ligjit kushtetues dhe jo përmes amendamenteve plotësuese. Parlamenti me 81 vota “për”, ka miratuar ndryshimin e Kushtetutës për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë. Më 11 janar të vitit 2019 ndryshimet kushtetuese janë miratuar pas negociatave të gjata më opozitën shqiptare lidhur me disa amendamente të saj për pozitën e shqiptarëve në Kushtetutë, njoftonte atëherë RFERL.
Aktualisht, në qeveri me LSDM-në dhe bashkë me BDI-në e Ahmetit, Kasami në 100 ditëshin e qeverisë ZAEV 2 tha se në deri në janar të vitit 2021 ky proces do të përfundojë. Të presim janarin e vitit 2021, nëse premtimi pothuajse dy vjeçar do të realizohet dhe marrëveshja me Zaevin do të jetë e zbatuar. #Fact check1 (ISSDMaqedonia- @CSSDMacedonia)