Uk Lushi (SHBA)- Çdo shqiptar duhet t’i nënshtrohet gjykimit juridik nëse ka fakte dhe prova. Por asnjë shqiptar, pra as shqiptarët në trojet e tyre në shtetin e sotëm të Malit të Zi nuk duhet të akuzohen për prejardhjen e tyre gjeografike apo përkatësinë religjioze. Atdheu i shqiptarëve është shqiptaria. Kosova është pjesë e shqiptarisë dhe kushdo nga Kosova që kërkon largimin e shqiptarëve me prejardhje apo lidhje me tokat shqiptare në Mal të Zi nga Kosova është fashist. Shteti i Kosovës është vepër e krejt shqiptarëve dhe shumë aleatëve tonë. Kosovacentrizmi që përjashton shqiptarët jashtë Kosovës është fashizëm. Kosova nuk guxon të bëhet shtet fashist. Ju lutem reagoni ndaj fashizmit të disa zërave në Kosovë. “E keqja duhet të herret si barishte e keqe sapo të qes kokën e saj të shëmtuar”.
(Marrë nga profili i z. Lushi në FB)