Nuk ka asnjë rëndësi për Kosovën kush fiton zgjedhjet në Amerikë

UK LUSHI, SHBA- Nuk ka asnjë rëndësi për Kosovën kush fiton zgjedhjet në Amerikë. Ndryshimi i vetëm është që nëse Republikanët vijnë në pushtet elani do të jetë më i madh dhe mundësia për ecje ka gjasa më të mëdha se sa kjo çfarë prodhuan Escobar dhe Demokratët për katër vite.

Politika e jashtme amerikane po tërhiqet nga Europa. Për 50 vitet e ardhme fokusi i saj dhe botës do të jetë Azia Jug-Lindore.

Në Ballkan Amerika do të vazhdojë të përdorë metoda të ndryshme të futjes së Serbisë në tufën e Perëndimit. Nuk ka konfrontim me Serbinë as nga Amerika e as nga BE. Në këto metoda hyjnë edhe konçesionet për Serbinë, por kjo nuk do te thotë që do të rrezikohet shtetësia e Kosovës. Amerika shtetin e Kosovës do ta forcojë, mirëpo kjo do të ndodhë në hapa dhe kohë. Nuk ndryshon kjo kush është në Shtëpi të Bardhë. Çdo përhapje paniku për cilindo politikan amerikan është shashkë ideologjike dhe politike partiake e ditore.

Cila është mundësia që shqiptarët të kenë ndikim maksimal në këto rrethana dhe të rrisim përfitimet tona?

Koordinimi ndërshqiptar në Ballkan dhe ndryshimi i mentalitetit klanor të liderëve tanë. Natyrisht brenda arkitekturës së sigurisë dhe gjeopolitikës amerikano-europiane.

Historia na i ka ndarë këto letra dhe me to duhet të luajmë, pa cenuar dhe copëzuar identitetin tonë. Duhet të forcohemi ekonomikisht. Shtetet, në fund të fundit, janë mekanizma dhe instrumente për njerëz dhe jo anasjelltas. Nëse gjërat ndryshojnë në skenën e botës ne duhet të jemi gati.

Si Demokratët si Republikanët i dëgjojnë agjesitë shtetërore. Kosova dhe shqiptarët duhet të kenë lidhje me Amerikën, pra me të dy partitë në ShBA. Nuk asnjë arsye për frikë. Kushdo që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë më 2025 duhet të shikohet si i zoti i shtëpisë së mikut.