Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane do të mbajë një mbledhje të dielën me datë 25.02.2024. Jemi edhe shumë anëtarë të Bordit të ligës që janë nga Maqedonia dhe sigurisht që jemi shumë të shqetësuar për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Maqedoni. Sidomos tani para zgjedhjeve parlamentare ku partitë shqiptare po kacafiten kundër njëra tjetrës, derisa shqiptarët çdo ditë po largohen nga atdheu. Lobi shqiptar i drejtuar nga Joseph dhe Shirley DioGuardi nuk mbështesin asnjë parti derisa sa ata nuk e kanë interesin e të gjithë shqiptarëve në programin e tyre partiak, para shqiptarët dhe pastaj të tjerët. Mirëpo ne që jemi në Bordin e Liges individualisht i kemi preferencat tona për ndonjë parti shqiptare. Deri para një viti e gjysmë kishim simpati për Aleancën për Shqiptarët dhe i kemi ofruar mbështetje kryetarit të atëhershëm Ziadin Sela. Duhet pranuar se ai nuk ishte shumë i afrueshëm dhe shumë mosmirënjohës për mbështetjen tonë që ja dhamë në 2017 duke mbajtur takime me disa grupe të tjera që shiten si lobistë në Amerikë, por ata aspak nuk e kanë fuqinë e Joseph DioGuardi, sepse LQSHA është lobi i vetëm i regjistruar ligjërisht në Washington DC, të tjerët nuk janë. Por nuk mund ta fajsojë Ziadin Selën në këtë rast se pse keqinformohet nga njerëz të gabuar në Amerikë, pikërisht në Nju- Jork. Përkundër takimeve me Selën ne kemi pasur disa herë takime edhe kryetarin e Aleancës, Arben Taravari në Amerikë, e të them të drejtën, ai është më bashkëpunues dhe më komunikues me DioGuardin. Por atë që kërkon DioGuardi nga politikanët e Maqedonisë askush nuk e bën, sepse ndoshta ata s’kanë edhe guxim. Por si do që të jetë ne do ta diskutojmë në këtë takim dhe do të kërkojmë ndihmë dhe ide nga lideri ynë i pa thyeshëm “Skënderbeu” i ksaj kohe z. DioGuardi që të na tregojë se si të veprojmë me partitë shqiptare në Maqedoni. Është shumë e vërtetë se bashkimi bën fuqinë, por nuk do të lejojmë që krimbat të hynë në mes.
Ekuran Shehu, SHBA.
(19.2.2024)