Nga Urim Hasipi-
Presidenti kroat Zoran Milanoviç dhe ish presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq flasin më mirë për sulmin terrorist në Banjskë se çdo politikan shqiptar.
Këta dy burrështetas kanë mundur shumë lehtë të heshtin dhe të mos mbajnë asnjë përgjegjësi për heshtjen e tyre, sepse nuk e kanë obligim.
Fjalori i tyre është i rrjedhshëm, me plot sens dhe kuptim plotë si dhe shumë e logjikshme.
E dini pse, sepse ata janë përballur me Serbinë, e njohin mirë synimin e tyre, e dijnë se cilat janë qëllimet e tyre dhe të bëmat e tyre. Shqipëria dhe Rama por edhe politikanët e tyre nuk e dijnë kush është Serbia sepse nuk janë të përballur. Nuk e kanë armik Serbinë prandaj sillen kështu siç sillen tash e 30 vite me Kosovën dhe shqiptarët në vendet e tjera të Ballkanit. Çdo herë kanë qenë neutral ndaj mizorive që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve.
Nuk është për tu përbuzur kapaciteti i Shqipërisë, sepse një qëndrim pak më i fortë ndaj Serbisë nga ana e Shqipërisë do të zbrapste agresionin e saj. Por neutraliteti i jep kurajo, të vazhdojë politikën agresive.
Rama nuk pati kurajo të dënojë publikisht Serbinë, seç ajo në çdo vend të botës lobon për ç’njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rama nuk foli kurrë që Serbia e pengon pranimin e Kosovës në Interpol!
Rama nuk foli kurrë se Kosova nuk mund të anëtarësohet në Unesco por, Ramës i pengon fjalori i politikanëve kur folin kundër Serbisë. Ku është i kapur Rama, këtë se dijmë?! Pastaj u ngelet hatri se i thonë tradhtar. Të gjitha veprimet e Ramës të çojnë në këtë term.
Ska si ndryshe ti thuash. Asnjëherë nuk u reshtua në anën e kombit të cilit i takon.
Çdo herë neutral bile duke anuar kah Serbia. Pse Rusia apo Kina ndonjëherë nuk janë neutral kur bëhet fjalë për Serbinë? Të paktën, aleatët e Serbisë janë të qartë dhe ata nuk e japin Serbinë asnjëherë.
E ty, nëse je aleat me Kosovën, dëshmoje me vepra!
Nëse je aleat me Kosovën çdo ditë do të duhej të jesh prezent në Kosovë, nëse jo ti, të paktën ministrat e tu do të duhej të ishin. Çfarë bën ministri i mbrojtjes dhe i punëve të brendshme.Vizita në kohë krize e një ministri shqiptar në Kosovë është mesazh për mbështetje. E ju, çbëni? Folni e përfolni në kuvend si Ismail Qemali e nuk keni guxim të shkoni në Kosovë.
Ju nuk keni qenë dhe nuk jeni me Kosovën. Nuk do të jeni as në të ardhmen! Tash, edhe kur krejt bota e sheh realitetin, vetëm ju nuk e shihni. Çka prisni, që Serbia të mbrijnë në Prishtinë e të reagoni.
Jo, atëherë rini dhe shikoni prej atje tej, sepse nuk na duheni.
Reagimet e Ramës dhe Begajt janë sikur të ishin reagime të një shoqate civile e jo të një shteti amë karshi pjesës tjetër të kombit vet. Më mirë të ishim pjesë e popullit kroat sepse e dijmë se si e mbron kombin e vet Kroacia. Për dallim prej Ramës, edhe Milanoviq edhe Gjukanoviq patën kurajo të folin sikur të ishin president apo kryeministër i Shqipërisë. E thanë troç se kush është fajtori, dhe se agresioni për aneksim duhet dënuar. Kur ata flasin drejt dhe hapur, çfarë i pengon krerët e shtetit shqiptar ta bëjnë të njejtën gjë. Ata nuk na kanë borxh që të na mbrojnë për dallim prej juve.
Shteti shqiptar nuk gjeti asnjëherë për shqiptarët kurajo të sillet si shtet amë.
Shteti shqiptar u soll njëjtë sikurse të ishim një pakicë kombëtare e një popullsie tjetër e jo si pjesë e këtij kombi, me një gjuhë, me një kulturë, traditë, flamur e histori të përbashkët.
Shtetit shqiptar, vetëm emri i ka mbetur shqiptar por jo edhe veprimet për të qenë shtet, vërtet që mbron kombin e tij. Mos i mbetet hatri hiç kur i thonë vëllau i Vuçiqit. Ashtu ashtu keni kimi mes veti.
Dy herë në Tiranë, dy përfaqësues të Serbisë, brenda dy ditëve, nuk u fotografuan me krejt udhëheqësit Evropian, shkaku i Kosovës.
E kjo nuk i ra në mend Ramës të folte për këtë, ama i ra në mend të folte një orë si papagall kundër Kosovës. Gëzon fakti që Kosova tashmë ka kapacitete të del në ballë të sulmeve të Serbisë pa patur nevojë të mendojë se ka në krah Shqipërinë. Historia jonë shqiptare njeh vetëm tradhtarë në Shqipëri që kurrë nuk i dolën zot Kosovës!
2023-10-19