Sekretari Blinken bisedoi me Vuçiqin

Sekretari i Departamentit të Shtetit Antony Blinken ka biseduar sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për të nënvizuar nevojën e menjëhershme për të ulur tensionet me Kosovën dhe për të kërkuar llogari nga ata që janë përgjegjës për sulmet e fundit të dhunshme. Blinken gjithashtu ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të angazhimeve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE.

https://x.com/SecBlinken/status/1707854068314431870?s=20