Janë publikuar informacione se Serbia i shiti Ukrainës 3500 raketa “Grad” përmes një pale të tretë. Kanadaja i bleu ato dhe i ridrejtoi nëpërmjet Turqisë në Sllovaki drejt Ukrainës. Kompania serbe “Krusik” ia shiti fillimisht Kanadasë raketat 122 mm. Më interesante, është se raketat nuk janë standarde, por ER- Grad 2000- me një distancë maksimale prej 40 km në vend të 20 km. Një pjesë e shtypit të pavarur të Serbisë ka shkruar se nuk është e rastit se pse Sekretari Amerikan Antony Blinken e kishte falenderuar Serbinë për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB, dhe më shumë. Analistë të huaj kanë shkruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç tani duhet të kërcejë me melodinë perëndimore. Ai nuk ka zgjidhje tjetër. Vlladimir Putini nuk mund ta ndihmojë atë. S. Ibraimi (@ISSDMacedonia) (UAWeapons)
2023-03-01