Z. Ahmeti tani është koha që të mbeteni në histori ose për të mirë ose për të keq!

Nga Selim Ibraimi- Pas dëgjimit të dëshmisë në Dhomat e Specializuara të Hagës në Prishtinë, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti nuk është aq i zëshëm si dikur. Çfarë po ndodh me BDI-në?! Një adresim televiziv paszgjedhor në një debat nga Ahmeti nuk shpjegon politikat e partisë në qeverinë e Zaevit (2). Por, asgjë nuk  thuhet për ndonjë politikë të re në programin e partisë të përfshirë në qeveri.

Zv. kryeministri i parë Artan Grubi dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani, për të cilët kritikët thonë se të dy dinë të përgjigjen për gjithçka, edhe përkundër shpresave se do të bëjnë ndryshime, sipas shenjave të para, nuk ka gjasa të sjellin risi në parti dhe ministritë që ata drejtojnë. Nga paraqitjet e tanishme deri më tani, vërehet se zyrtarët partiakë dhe vetë BDI ende vazhdon të jetë ajo që nuk transformohet dhe me individë që e shohin praktikën publike të politikës nga këndi i pozitës dhe gjykimit të partisë për çështje që kërkojnë transparencë dhe profesionalizëm.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi do të sfidohet nga plani qeveritar i Zaevit për punonjësit shqiptarë në administratë që bazën e ka tek Marrëveshja e Ohrit, ku punësimi i tyre fiktiv pritet të përfundojë me plane të ndryshme qeveritare dhe e dyta është me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, i cili duhet të kapërcejë pengesat me Bullgarinë në emër të të gjithë maqedonasve. Për të lëvizur në çështjen maqedonase, ndoshta me një ekip të tillë si të ministrisë, do të ishte fëminore të besohej se Sofja do të bindej nga një diplomaci e tillë, e cila ka prapa strategjinë e “mposhtjes” diplomatike dhe publike të Bullgarisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Integrimit Evropian nuk ndryshojnë shumë, pasi Integrimi Evropian drejtohet nga ish-ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, i cili përshkruhet nga shtypi si një anti-bullgar dhe nacionalist. Prandaj, gjuha që vjen nga tink tank-et maqedonase është shumë e ashpër për të arritur një marrëveshje që Shkupi zyrtar pretendon me ministrin Osmani. Këtu BDI dhe Ahmeti nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë.

Ka edhe çështje të tjera të shpërndarjes së buxhetit, mbrojtjes sociale, përparimit të të drejtave që zyrtarët e BDI-së i konsiderojnë të përfunduara dhe së fundmi riorganizimi i gazifikimit të pjesës perëndimore të vendit me një plan për të ndërtuar një rrjet gazi ku partitë shqiptare në qeveri nuk janë duke thënë ndonjë gjë bashkë me opozitën (ASH).
Për BDI-në, tani është koha që zyrtarët të ngrenë zërin për votuesit që i besuan dhe ia dhanë votën në korrik. E në fund, z. Ali Ahmeti tani është koha që ju të mbeteni në histori ose për të mirë ose për të keq! (ISSDMaqedonia- @CSSDMacedonia)

[box type=”shadow” align=”aligncenter” ] Selim Ibraimi është një analist shqiptaro-amerikan i politikës ndërkombëtare dhe studiues i çështjeve të Ballkanit. Ai u diplomua për gazetari (BA). Ai mban një diplomë master (MA) në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti Webster, Scott Air Force Base në Shtetet e Bashkuara. Ai jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara dhe Maqedoni. Ai është drejtor i Institutit për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim – Maqedoni (ISSDM). Ibraimi është autor i disa librave dhe botimeve për Ballkanin dhe rolin e fuqive të mëdha në rajon. Paqja e Ftohtë (10 vjet rikonfigurime gjeopolitike në Ballkan) -2016. Territori i luftës së heshtur (Trende dhe dinamika të reja gjeopolitike në Evropën Juglindore) -2018. Beteja vendimtare (Murtaja e ndryshimeve kufitare në Ballkan) -2019. [/box]