Vjosa Osmani: “Serbia planifikon të përdorë metodat e Putinit të vitit 2014 për të aneksuar Kosovën veriore”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha të enjten në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Granada, se Serbia po planifikon të rimarrë pjesë të Kosovës, dikur një provincë e Serbisë, dhe mënyra se si Beogradi po përgatitet për ta bërë këtë i tingëllon asaj shumë të ngjashme me mënyra se si Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
“Fatkeqësisht, ata flasin për paqen dhe teksa flasim, kanë ushtrinë e tyre rreth kufirit me Kosovën dhe duan të pushtojnë”, tha Osmani. “Ne kemi dëgjuar këtë lloj gjuhe në të kaluarën, është drejtpërdrejt nga libri i Millosheviçit në vitet 90, është drejtpërdrejt nga libri i Putinit në 2014. Ata thonë se duam paqe, thonë se nuk kemi të bëjmë fare me sulmet , por në fakt, duart e tyre janë mbi të.” (@ISSDMacedonia) Belgrade uses Putin’s Crimea playbook against Kosovo (tvpworld.com)

https://www.welt.de/politik/ausland/article247807220/Balkan-Serbien-will-den-Norden-des-Kosovo-annektieren.html