Nga Dr. Selim Ibraimi– 1. A është kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq lojtar amerikan apo jo?! Gjithçka duhet parë nga veprimi i tij me Serbinë dhe marrëdhëniet e tij me kishën. Në Maqedoninë e Veriut, amerikanët nuk kanë një figurë të fortë. Pas largimit të ish- kryeministrit Zoran Zaev, Uashingtoni nuk ka lojtarë të mirë.
2. Lideri i ish guerrilës në Maqedoni të Veriut Ali Ahmeti (BDI), kohët e fundit është përpjekur përmes pranisë në “Ballkanin e Hapur” të arrijë disa nivele rajonale. Por realisht nuk nuk i posedon të gjitha aftësitë për të kuptuar lëvizjet globale. Lufta në Ukrainë dhe impakti rajonal, nuk janë ngjarje të mjaftueshme për një lider të cilësohet vizionarë apo parashikues. Lufta ndonjëherë mund ta çojë liderin në drejtim të gabuar se si e parashikon të ardhmen. Lideri duhet të kuptojë shkaqet e luftës dhe se si negociatat do të përcaktojnë paqen.
3. Aktualisht jo shumë lojtarë të qëndrueshëm dhe të besueshëm mbeten për Uashingtonin në Ballkan. Kontaktet e hershme të Rusisë nga koha e Nikolla Gruevskit e kanë ndikimin e tyre edhe sot në sjellet e liderëve në Maqedoninë e Veriut. (27.6.22)