Uashingtoni dhe disa vende të BE-së e trajtojnë Presidentin e Serbisë si faktor stabiliteti në Ballkan

Nga Ivana Strander (SHBA)- Uashingtoni dhe disa vende të BE-së e trajtojnë Presidentin e Serbisë si faktor stabiliteti në Ballkan. Kur në fakt është ai që po e destabilizon… këtë e ka mësuar nga mentori i tij i dikurshëm Millosheviqi. Inteligjenca serbe ka shpenzuar kohë për të bindur disa figura në Perëndim se Vuçiqit i interesojnë vetëm dollarët dhe se ekonomia është çelësi. Të përçohet mesazhi: “të harrohen vitet e 90-ta dhe të mendohet për bashkëpunimin e ardhshëm”, që njëherit është muzikë për veshët e Perëndimit. Shkatërrimi i opozitës pro-perëndimore dhe të nxiten grupet e ekstremit të djathtë, në mënyrë që Vuçiçi të duket si një “lider i moderuar” në sytë e Perëndimit (ashtu siç bëri Putini sapo erdhi në pushtet). Mashtrimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për doktrinën serbe të sigurisë dhe Vuçiqi ka mësuar se si të flasë me Perëndimin. Fatkeqësisht, shumë politikanë në Perëndim nuk e kuptojnë Beogradin. Disa shtete (si Britania e Madhe) e kuptojnë por nuk mund të bëjnë shumë pasi nuk kanë as karrota as shkopinj. Gjithashtu, ata nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë me Vuçiqin pasi nuk ka një opozitë të fortë. Me Rusinë, me luftën në Ukrainë, kërcënimin e Kinës, kaosin në Lindjen e Mesme, nuk jam e befasuar që shumë pak i kushtojnë vëmendje asaj që po ndodh në Ballkan. Edhe në fillim të viteve të 90-ta, kur kishim një botë unipolare, Perëndimi ishte vonuar dhe i shkëputur për një kohë të gjatë. Shumë politikëbërës nuk e kuptojnë ideologjinë, kulturën, politikat e identitetit në Ballkan dhe mendojnë se dollari është gjithçka. Prisni deri më 5 maj kur Vuçiq, Dodik dhe Kisha Ortodokse do të shpallin Botën Serbe. Politikëbërësit perëndimorë ndoshta do të thonë “mos u shqetësoni se është vetëm nacionalizëm për audiencën vendase. “Vuçiç është djali ynë dhe ne mund të kontrollojmë Dodikun.” (@CSSDMacedonia)

  • Dr. Ivana Stradner është hulumtuese në Qendrën Barish për Integritetin e Medias të FDD, SHBA. Ajo është studiuese e doktrinave ushtarake të Rusisë. Dr. Ivana është korrespondente speciale për KyivPost. Përpara se t’i bashkohej FDD-së, Dr. Ivana punoi si studiuese në Universitetin e Harvardit dhe pedagoge për një sërë universitetesh, duke përfshirë Universitetin e Kalifornisë- Berkeley, dhe si bashkëpunëtore e Jeane Kirkpatrick në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve (AEI). Artikujt e Ivana Strander-it i gjejmë në revistat prestigjioze amerikane dhe ndërkombëtare si The Washington Post, New York Post, Foreign Affairs, The Hill, Foreign Policy, Politico, The Telegraph, National Review, etj.