SHBA do të dërgojë aeroplan mbajtësen e dytë në Mesdheun Lindor

Pentagoni ka urdhëruar një grup të dytë sulmues të aeroplan mbajtëses në Mesdheun lindor, pranë Izraelit për të penguar Iranin ose Hezbollahun nga bashkimi në konfliktin Izrael-Hamas, sipas zyrtarëve amerikanë. Një zyrtar i lartë amerikan i tha ABC News se, grupi sulmues i avionëve USS Eisenhower do të urdhërohet në Mesdheun lindor për t’iu bashkuar grupit të sulmit të avionëve USS Gerald R Ford që mbërriti atje në fillim të kësaj jave dhe ndodhet në ujërat ndërkombëtare jashtë Izraelit.

https://abcnews.go.com/International/exclusive-us-send-2nd-aircraft-carrier-eastern-mediterranean/story?id=103984246