Sh.B.A. e kthen Serbinë në një qendër të investimeve globale, burimet natyrore dhe portet detare në shërbim të Beogradit

Nga Selim Ibraimi- Disa pika kryesore të Marrëveshjes Ekonomike -Politike në mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim amerikan:

1. Nuk ka njohje reciproke.
2. Studim fizibiliteti për “Ujmanin” dhe ndarje të prodhimit të energjisë.
3. Infrastrukturë nga Serbia drejt Kosovës për në portet e Adriatikut.
4. “The United States International Development Finance Corporation” -do të ketë prani të plotë në Beograd.
5. Njohje reciproke në mes Izraelit dhe Kosovës.
6. Identifikimi i eshtrave të personave të humbur.
7. Vende pune dhe investime nga korporatat amerikane.

Koment: Marrëveshja nuk është e fundit. Do të pasohet me një tjetër që do të jetë politike dhe do të bëhen përpjekje për përmbyllje të konfliktit historik. Serbia me ndihmën e 🇺🇸 International Development Finance Corporation, do të ketë shumë përparësi: Do t’i menaxhojë fondet amerikane dhe ekonomikisht do të dominojë “Shengenin Ballkanik”.
Fund
(5 shtator 2020)