Intervistë me z.Ramazan Bekteshi, pjesëmarrës aktiv në disa misione të rëndësishme ushtarake dhe paqësore amerikane në Ballkan dhe personalitet me ndikim në administratat amerikane.Intervistoi Selim Ibraimi nga Platforma Analitike (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)
###
####
ISSD:z.Bekteshi, para disa ditëve ndërroi jetë ish- presidenti amerikan George H.W.Bush një mik mik i madh i shqiptarëve në Ballkan dhe një ndër kreatorët e politikës së re amerikane në rajon. Si veprimtar i hershëm i çështjes shqiptare dhe pjesëmarrës në disa misione të rëndësishme amerikane në Ballkan, si e vlerësoni ju rolin e tij rreth çështjes së Kosovës në fillim të viteve të 90’ta?
Ramazan Bekteshi:Kalimi në amshim i presidentit të 41 të Amerikës George H.W. Bush është një humbje e madhe për Amerikën, Kosovën, Shqipërinë dhe civilizimin botëror. Asnjë president amerikan nuk ka qenë i ngarkuar me aq pozita të rëndësishme shtetërore sa presidenti HË Bush. Ai bashkë me presidentin Reagan ishin arqitektët e renies së komunizmit, kolapsit sovjetik, shembjes së Murit të Berlinit dhe bashkimit të Gjermanisë. Roli i tij në Ballkan ka bërë një kthesë progresive në krahasim me paraardhesit e tij që e kishin lazdëruar Jugosllavinë. Ai pos vërejtjes së Kërshëndellave më 25 dhjetor 1992 dhe pas humbjës së mandatit vazhdoi të punojë për Shqipërinë dhe Kosovën me qarqet që kishte ndikim dhe kjo u pa në vitet e mëvonshme.Ishte një fatkeqesi për shqiptaret se gjatë mandatit të Bushit nën-Sekretar Shteti ishte një mik i Serbisë, Lawrence Eagleburger që me veprimet e tij u mundua të këtë ndikim të disfavorshëm për çështjen e Kosovës. Ai gjatë viteve 1977/81 kishte shërbyer në Beograd si ambasador dhe gjatë 1989/92 si nën-Sekretar i Shtetit dhe 92/93 si Sekretar Shteti, por megjithatë Bushi në fund te mandatit të tij e tejkaloi edhe këtë pengesë dhe vendosi një standard të ri per Ballkanin me paralajmerimin e vërejtjes së Kërshëndellave. Pra ishte James Baker, Sekretar Shteti një mik afërt i presidentit qe veçse kishte krijuar miqësi me shqiptarët dhe Shqipërinë, ishte ai qe i anashkalonte sygjerimet e Eagleberger-it gjoja si njohës i rajonit. As ardhja e Warren Christopher si Sekretar Shteti në administraten e Clinton-it nuk do t’a përshpejtonte situatën në favor të Kosovës pasi ai kishte plane tjera prioritare si zgjerimi i NATO-s, konflikti izraelo-palestinez, dhe Marreveshtja e Dayton-it. Ai luajti një rol të frenimit dhe mosshkallëzimit të konfliktit. Zëvendësimi i Christopher-it nga Medeleine Albright solli një fazë të re në politikën amerikane për Ballkanin ku ajo i dha një prioritet ndaljes së dhunës dhe gjunjëzimit të politikës vrastare të Millosheviqit dhe zgjerimit të hegjemonizmit serb gjatë mandatit të presidentit Clinton. Por kur duhej të finalizohej pavarësia e Kosovës, aty sërish u shfaqën babë e bir, Bushi në mënyrë të tërthortë dhe biri si president dhe Komandant Suprem që veproi me vendosmëri duke i anashkaluar kritikët.
ISSD:z.Bektetshi, si e komentoni ju debatin-idenë në lidhje me korrigjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë e nisur nga presidenti Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiç?
Ramazan Bekteshi:Nga pikëpamja ime ky është një presedan i rrezikshëm dhe i pamenduar mirë. Së pari, presidenti Thaçi këtë e bënë kokë në vete, pa e konsultuar as spektrin e gjerë politik e as parlamentin. Siç dihet, ai ka pikëapamje diametralisht të kundërta me Kryeministrin dhe shumicën e popullit të Kosovës. E dyta, ai nuk është i barabartë në dialog me Serbinë, dhe e tillë do të jetë pozita e Kosovës derisa nuk fitohet anëtarësimi në OKB dhe njohje nga vendet e mbetura të BE-së e më shumë. E treta, anashkalimi i Pakos së Ahtisarit është një devalvim i pavarësisë së Kosovës, është një përbuzje e GJND-së dhe fushatës ajrore 78 ditëshe, është një presedan për Republikën Serbe që me gjenocid të krijoj shtet, dhe hapje e një rruge me shumë të papritura kur përballesh me një armik shekullor me instinkt sundues dhe me urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Merrni me mend, serbët janë në gjendje të shkaktojnë incident ndërkombëtar vetëm pse se shqiptarët me dy duar paqësore simbolizojnë shqiponjën, simbolin e tyre kombëtar e lere më të shënosh vija kufitare. Kosova doli humbëse me demarkacionin me Maqedoninë dhe Malin e Zi, me dy shtete të brishta, e lere më çfare pune mund t’i dalë me Serbinë. Serbia është humbëse e luftës, shkaktare e tragjedive ballkanike, dhe asaj i duhet njohja reciproke poaq sa Kosovës, nëse ajo deshiron të hy në BE. Ata shtete që e krijuan dhe e njohën Kosovën kanë dhe alternativë si t’a anëtarsojnë në OKB e që ka më shumë se një rrugë. Këmbengulja e Thaçit për njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB në dëm të integritetit territorial është një avanturë me pasoja të papara.
ISSD: z.Bekteshi, cili është mendimi juaj për statusin juridik të shqiptarëve në Maqedoni kur dihet se Ligji për gjuhët ende nuk po publikohet në Gazetën Zyrtare dhe Marrëveshja e Prespës në Kolonën e shtetësisë të gjitha etnitë i kategorizon si Maqedonas. Sipas jush a ka pasur rol kyç faktori shqiptar në qeveri gjatë këtij procesi?
Ramazan Bekteshi:
Përderisa nuk do të jetë kështu, shqiptarët do të shohin alternativa të reja paqësore, gjithmonë në shërbim të lirive të tyre, e që në këtë shtet gjithmonë kanë qenë të pakta e të ndrydhura. Nëse gjuha shqipe nuk do të jetë e barabarte me maqedonishten s’besoj se do të ketë qetësi qytetare në vend.Andaj, kryeministri Zaev në vend se të shëndrroj “dhëmbët e tij nga të lepurit në dhëmbë luani për t’i ngrënë ‘qingjat’ e dëgjueshëm shqiptar”, ai duhet të krijojë një kushtetutë të re, për një shtet të ri, për një jetë të re dhe perespektivë të barabartë për të gjithë qytetarët. Statusi juridik i shqiptarëve me këtë kushtetutë arkaike, është diskriminues.
Marrëveshja e Prespës ka qenë një nxitim për të realizuar aspiratat greko-maqedone duke i shkelur shqiptarët me kategorizimin e etnive etj. Tash sa kohë, partitë shqiptare në pushtet s’kanë zë, janë memece përshkak të vazalitetit, paditurisë apo të dyjave bashkë. Për shumëçka nuk duhet vetëm të fajsojmë maqedonët por edhe faktorin shqiptar që pothuajse është dekorativ apo inekzistent kur vendoset për punë të mëdha. Prandaj, roli shqiptar ka qenë pasiv, dëshpërues, dhe neveritës.
ISSD: z.Bekteshi, a mendoni se opozita shqiptare duhet të unifikohet për të pasur qëndrime të përbashkëta gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese në Parlament dhe kuptohet të kenë një bazë të fortë elektorale?
Ramazan Bekteshi:Ka kohë që opozita shqiptare është e përçarë e kjo e dobëson pozicionin shqiptar për procese të rëndësishme duke i dhënë shanse pozitës të sundoje pa siklet. Kjo është bërë përshkak të egove të mëdha të lidereve të opozitës dhe atë, me dy RD, me dy PDSH, me dy Besa dhe ja ku jemi! Është inkurajuese afrimi i dy lidereve, Selës dhe Kasamit në disa aktivitete të përbashkëta, dhe nëse ky bashkëpunim është i sinqertë dhe jo sa për sy e faqe, këta të dy së bashku duhet të sjellin së paku edhe një parti opozitare nëse duan të bëhen faktor relevant. Opozita duhet t’a kuptojë se puna ekipore në terren është imperative e jo krekosja nëpër media e tubime me fjalë të mëdha. Dhe kur t’ia shtosh këtij hendikepi edhe mospërkrahjen e opozitës, nga pushtetet në Tiranë e Prishtinë, paaftësia dhe agonia e opozitës, shtohet derisa pushtetarët në Prishtinë, Shkup, dhe Tiranë e ruajnë rrethin e tyre vicioz duke e përkrahur njëri-tjetrin jo për principe, jo për kauza, por për sundim.
ISSD:z.Bekteshi, partia shqiptare në pushtet BDI, zyrtarë të saj në disa raste kanë thënë se shqiptarët tashmë i kanë arritur të gjitha të drejtat. A vlerësoni ju se shqiptarët e Maqedonisë janë të barabartë me maqedonasit?
Ramazan Bekteshi:Nëse ata e kanë thënë këtë frazë, kjo është gjëja me lemëritese, më dëshpruese që e kam dëgjuar ndonjëherë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. BDI duhet të ngre zërin e jo vetëm për Marrëveshjen e Ohrit të parealizuar, por përgjegjësit për implemetimin e saj duhet të sillen para drejtësisë. Duhet të japin përgjegjësi për Marrëveshjen e Prespës sepse as patën kërkesa dhe e degraduan edhe kategorizimin e etnisë dhe shtetësisë, që është e papranueshme.
ISSD:z. Bekteshi ku i shihni shqiptarët në 10 vjeçarin e ardhshëm?
Ramzan Bekteshi:
###
Sfond
(Sfond fotografitë nga FB-R.B.)