Nga Blerim Abedini, ISSD-NM


Në Greqinë antike gjatë rregullimit shoqëror demokratik, Aristoteli kritikoi këtë sistem shoqëror duke preferuar meritokracinë (Polity), tek e cila qeverisja do t’i takoj njerëzve më të aftë ose meritokratëve. Sot duke bërë analogji mes meritokracisë dhe teknokracisë gjejmë shumë gjëra të përbashkëta sesa demokracia që tregohet diskutabile për zgjidhjen e rrugës së vërtetë të qeverisjes e sidomos kontradikta mes qeverisë dhe institucioneve gjyqësore. Në librin: “Pesë regjimet e Platonit” qeveritë i kategorizoi në pesë regjime si: aristokracia, timokracia, oligarkia, demokracia dhe tirania.
Tek fillozofët e Greqisë antike dhe pasuesit tjerë në mesjetë si dhe ato në modernizëm janë ridefinuar ose kopjuar thëniet mbi qeveritë dhe institucionet e drejtësisë.
Sot, organet e drejtësisë dhe qeveria kanë raporte zyrtare e cila tek qytetarët krijon thashetheme për raporte ilegale. Kjo del në pah, me skadimin e mandatit të një subjekti politik ekzekutiv dhe shkelja e normave juridike gjatë qeverisjes së saj. Revizion që pason me ardhjen e opozitës në qeveri, paraqet kontradikta e funksionalitetit të një shoqërie demokratike të cilën Platoni e quan regjim, sepse qytetari i cili duhet të votoj për një person ose subjekt politik dhe i  cili do të qeveris shtetin, nuk ka njohuri ose nuk interesohet për planin politik përshkak se qytetari është i angazhuar me punët e veta për të siguruar ekzistencën për familjen dhe pagesat e taksave publike.
Demokracia është treguar si qeverisje labile në shumë shtete pasi që nuk ka interakcion indirekt mes qeverisë dhe gjykatës supreme e cila do pranohet (arsyetohet) nga verdikti i popullit gjatë kohës së votimit. Kuptojmë se institucionet juridike mbajnë sekrete mbi tejkalimet e kompetencave si dhe devijimet politike nga ato të premtuara.

  • Nëse i analizojmë ngjarjet në Peru me burgosjen e ish presidentit Pedro Kastilo dhe emërimit të gruas së parë presidente znj. Dina Bolluarte, ku një sistem i cunguar juridik ekziston me dekada duke anashkaluar korrupsionin rradhazi me ndihmën e kuvendit të shtetit. Por në rrugët e qytetit protestat popullore kanë qenë të vazhdueshme edhe me viktima në jetë. Nga libri “Pesë regjimet e Platonit” nga definimet analogjikisht zbulojmë se, qeveria e re e zgjedhur në Peru, “Është një lloj aristokracie që degjeneron në timokraci, dhe për shkak të llogaritjeve të gabuara nga ana e klasës së saj qeverisëse, brezi i ardhshëm përfshin persona të një natyre inferiore, të prirur jo vetëm për kultivimin e virtyteve, por gjithashtu duke prodhuar edhe pasuri”. Presidenti i ri, znj.Bolluarte është një juriste me shkollë marksiste e cila poashtu ka punuar në qeverinë e z. Kastilo. Kërkesa për ekstradim i z. Kastilos në Meksikë i ngjan ish kryeministrit Nikolla Gruevski që nuk dëshiron të kthehet në burgjet e shtetit rezident.
    Orvatje për grushtet kishim në Brazil nga ish-presidenti Bolsonaro i cili veproi nga ekzili- Florida e ShBA-së, për të marrë verdiktin e qeverisë së posazgjedhur z. Lula. Nga libri i Platonit gjejmë sqarime për nominimin e qeverisë së re. “Nga konfliktet që lindin nga tensione të tilla, shumica e varfër rrëzon pakicën e pasur dhe demokracia zëvendëson oligarkinë që i paraprin. Në demokraci, klasa e ulët bëhet gjithnjë e më e madhe. Një demagog tërheqës vizualisht ngrihet shpejt për të mbrojtur interesat e klasës së ulët, e cila mund t’i shfrytëzojë ata për të marrë pushtetin për të ruajtur rendin”. Historia tregon se Bolsonaro vjen nga sfera ushtarake dhe sipas Platonit ishte një qeveri timokratike.
    Në Athinën e vjetër (Demos), populizmi i referohet një sërë qëndrimeve politike që theksojnë idenë e “popullit” dhe shpesh e vendosin këtë grup kundër “elitës”. Ajo shpesh shoqërohet me ndjenja anti-qeverisë dhe antipolitikave. Në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, populizmi u identifikua tek liderët e Amerikës Latine si Juan Perón, Getúlio Vargas dhe Hugo Shavez. Në fillim të shekullit të 21-të, regjimet autoritare populiste u ngritën në Hungari, në Shtetet e Bashkuara ku administrata e presidentit republikan Donald Trump shfaqi aspekte të populizmit autoritar.
    Sa i përket oligarkisë Aristoteli ishte pionier i përdorimit të termit oligarki që nëkupton- sundimin nga ana e të pasurit. Në fillim të shekullit të XX-të, Robert Michels zhvilloi teorinë se demokracitë, si të gjitha organizatat e mëdha, priren të kthehen në oligarki. Në “Ligjin e hekurt të oligarkisë” ai sugjeron se ndarja e nevojshme e punës në organizatat e mëdha çon në krijimin e një klase sunduese që merret kryesisht me mbrojtjen e pushtetit të tyre. Nga ngjarjet politike të këtyre tre dekadave të tranzicionit global hetuam se organizatat e mëdha të ish federatave dhe unioneve me ekonomi shtetërore filluan të ndajnë pasuritë e kompanive të mëdha të formuara në shekullin XX-të, kur paktet ushtarake të Luftës së Ftohtë ishin në konfrontime të vazhdueshme. Shumë individ (drejtorë, eprorë) brenda qeverisë së shteteve pas rënies së Bashkimit Sovjetik të cilat kishin ekonomi socialiste me pronësi shtetërore, u orvatën të marrin pronësinë e ndërmarrjeve të mëdha që rezikoheshin të privatizohen. Në këtë mënyrë u paraqitën dukuritë negative në shoqëri si nacionalizmi, zhvillimi jo i barabart i regjioneve, populizmi i rejshëm për fitimin e titujve në qeveri, krijimi i grupeve që kanë interesa ekonomike dhe politike të skajshme (grupore). E gjithë kjo ishte një hap drejt qeverisë oligarkiste që sot është e dukshme në organizatat e mëdha në Rusi por me një krizë të vazhdueshme e ndikuar nga lufta në Ukrainë. Pra, oligarkët kanë një betim të ndërsjelltë si dhe çdo devijim nga ajo besë pason me vdekje misterioze (ndëshkim). Me këtë rast kontributi i Lav N. Tolstojit në shekulin XIX për zgjidhje pacifiste veçohet plotësisht nga veprimtaria politike e Stalinit që mbjelli frikë tek populli i vet me vrasje dhe burgosje gjatë kundërshtimit ose shprehjeve kritike ndaj rolit të tij autokratik. Teoria e Robert Michels zë vend edhe tek politika e ShBA-së ku republikanët me histori të gjatë të veprimit në politikën amerikane shfrytëzojnë kapitalin e tyre për të nënshtruar demokratët. Këtu na paraqitet oligarkia me një cikël të njëjtë të rrotullimit mbi emërimet e personaliteteve kandidues për Kongresin ose pozitën e presidentit. Por qytetarët amerikan tani më janë të informuar për autoritarizmin dhe dita ditës preferencat politike për Desantosin po rriten.
    Sa i përket populizmit disa filozof kanë mendime pozitive përshkak të shkatërimit të ndonjë regjimi. Një ndër ithtarët e kësaj lëvizje ishte Jean J, Ruseau  me origjinë frengo-zvicerane në Gjenevë. Çështja e populizmit në Ballkan është studiuar në punëtorinë “Burimet e populizmit në Ballkan” e organizuar nga Qendra për Studime të Evropës Juglindore prej Universitetit të Gracit si dhe Friedrich-Ebert-Stiftung, në Zagreb të Kroacisë kah fundi i vitit 2014. Aty mes tjerash thuhet se, “Vitet e fundit kanë qenë dëshmitarë të ashtuquajturit “tërmete politike” të sukseseve populiste në demokracitë e konsoliduara në të gjithë Evropën. Lëvizjet dhe partitë populiste janë shfaqur më së shumti përmes agjendave të krahut të djathtë, duke përfshirë kundërshtimin ndaj modernizimit, globalizimit, integrimit rajonal, emigracionit, thirrjeve ndaj frikës së klasës punëtore për rënien sociale dhe pakënaqësisë së elitave. Në veçanti theksohet për regjimin e Aleksandar Vuçiqit në Serbi, të Nikolla Gruevskit në Maqedoni, politika e Millorad Dodikut në Republika Srpska, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, që e klasifikojnë formën e tyre të kulturës së lidershipit nga një demokraci joliberale në autoritarizëm.
    Pos tjerash analiza e Ljupço Petkovskit për ndërtimin diskursiv të ‘popullit’ në atë të diskursit joliberal të Maqedonisë Veriore ku studiuesi e zbërthen sundimin populist autoritar të VMRO-DPMNE-së, dhe liderit të saj Nikolla Gruevski në Maqedoni qysh nga viti 2006 dhe e merr atë si një rast studimor për debatin e tij teorik.
    Ballkani si mollë sheri ndaj diplomatëve, vazhdon me avazin mbi kartën nacionaliste për fshejen e kolonizimeve të bëra duke bërë trysni që të ruaj gjeostrategjinë e rejshëm. Me shekuj Ballkani ka qenë sinonim i ndryshimeve teritoriale, përderisa emigracioni ka zbrazur ndjenjat nacionale për kolonitë e ardhura. Shumë ballkanas kanë emigruar në  Evropë, Amerikën Veriore, Australi, Turqi, shtetet e Magrebit dhe të tjerë. Konfliktet ndëretnike me mbështetje shtetëror kanë asimiluar popullatën në kontekst të gjuhës, kulturës, arsimimit, religjionit, burgosjeve politike dhe deformimin e historisë për politika madhore. Represioni i minoritetit turk dhe shqipëtar në Greqi, asimilimi i turqëve në Bullgari në kontekstin gjuhësor dhe arsimor, asimilimi në Maqedoninë jugosllave të shqiptarëve, turqve, romëve në sferën e gjuhës dhe imponimit të historisë arsimore. Kjo është një kopje e bartur e atyre bastisjeve në Bashkimin Sovjetik por me zbutje të kohë paskohëshme në Ballkan, përshkak të dualitetit diplomatik si imperativ me qytetërimin perëndimorë. Megjiithatë filozofi Hegel këto koloni të reja nuk i sheh banale. Ai me siguri e di që me kalimin e kohës, gjërat ndëshkohen dhe marrin formën e vet sikur shpirti.

    Një ilustrim i marrë nga organizata Carnegie Endowment mbi numrin e protestave të mbajtura nga viti 2017 deri 2023.
  • Sipas Carnegie Endowment for International Peace nga viti 2017 deri 2023 për arsye ekonomike, politike dhe të korrupsionit janë organizuar rreth 400 protesta të përgjithshme antiqeveritare, nga të cilat 132 shtete kanë qenë protesta madhështore me karakter të ndryshëm, 23% të protestave të përgjithshme kanë pasur kohëzgjatje më shumë se tre muaj dhe 135 protesta kanë pasur karakter ekonomik dhe antiqeveritarë.



                                                

PLATO’S GOVERNMENTS

By Blerim Abedini, ISSD-NM – In ancient Greece during the democratic social arrangement, Aristotle criticized this social system preferring Meritocracy (Polity), in which the government will belong to the most capable people or meritocrats. Today, by making an analogy between Meritocracy and Technocracy, we find many things in common with Democracy which, is debatable regarding the solution of the true path of governance, especially the contradiction between the government and the judicial institutions. In the book: “Plato’s Five Regimes” he categorized governments into five regimes such as Aristocracy, Timocracy, Oligarchy, Democracy, and Tyranny.
The philosophers of ancient Greece and other followers in the Middle Ages as well as in modernism, statements about governments and institutions of justice were redefined or recopied.
Today, the justice bodies and the government have official communications, which creates rumors among citizens about illegal activity. This comes evidently, with the expiration of the mandate of an executive political entity and the violation of legal norms during its governance. The revision that follows with the arrival of the opposition in the government, represents a contradiction of the functionality of a democratic society which Plato calls a regime because the citizen who must vote for a person or political entity and who will govern the state, has no knowledge or they are not interested in the political vision because the citizens are engaged in their work to ensure existence for the family and public tax payments.
Democracy has been shown as unstable governance in many countries since there is no indirect interaction between the government and the supreme court which will be accepted (justified) by the verdict of the people during the election time. We understand that legal institutions keep secrets about excesses of competencies as well as political deviations from those promised.
If we analyze the events in Peru with the imprisonment of former president Pedro Castillo and the appointment of the first woman, President Ms. Dina Bolluarte, where a ‘half’ legal system exists for decades bypassing corruption successively with the help of the state assembly. But in the streets of the city, popular protests have been continuous, even with casualties. From the book “Plato’s Five Regimes” from the analogical definitions we find out that, the new government elected in Peru, “Is a kind of Aristocracy that degenerates into Timocracy, and due to miscalculations on the part of its ruling class, the next generation it includes, persons of an inferior nature, inclined not only to the cultivation of virtues but also to the production of wealth.” The new president, Ms. Bolluarte, is a lawyer with a Marxist school who also worked in the government of Mr. Castillo. The request for the extradition of Mr. Castillo to Mexico is similar to that former Prime Minister N. Gruevski who does not want to live in the prisons of the resident state.
We saw attempts for a coup in Brazil by former president Bolsonaro, who acted from exile in Florida, USA, to get off the verdict of the newly elected government of Mr. Lula.
From the book of Plato, we find clarifications for the nomination of the new government, “From the conflicts that arise from such tensions, the poor majority overthrows the rich minority and democracy replaces the oligarchy that precedes it. In a democracy, the underclass gets bigger and bigger. A visually appealing demagogue quickly rises to protect the interests of the lower class, who can use them to seize power to maintain order”. History shows that Bolsonaro comes from the military branch and, according to Plato, it was a Timocratic government.
In Ancient Athens (Demos), “Populism refers to a variety of political attitudes that emphasize the idea of ‘the people’ and often direct this group against the ‘elite’. It is often associated with anti-government and anti-politics feelings.” In the second half of the 20th century, populism was identified in Latin American leaders such as Juan Perón, Getúlio Vargas, and Hugo Chávez. In the early 21st century, authoritarian populist regimes arose in Hungary, in the United States where the administration of Republican President Donald Trump exhibited aspects of authoritarian populism.
About the Oligarchy, Aristotle was a pioneer in the use of the term oligarchy which means – ruling by the rich. In the early 20th century, Robert Michels developed the theory that democracies with large organizations, tend to turn into oligarchies. In “The Iron Law of Oligarchy” he suggests that the necessary division of labor in large organizations leads to the creation of a ruling class that is primarily concerned with protection their power. From the political events of the previous three decades of global transition, we investigated that large organizations of former federations and unions with state economies began to share the assets of large companies formed in the 20th century when the military pacts of the Cold War were in confrontations continuously. Many individuals (directors, supervisors) in the scope of the government of the countries, after the collapse of the Soviet Union which had socialist economies with state ownership, tried to take ownership of large enterprises that were at risk of being privatized. In this way, the negative phenomena in society such as nationalism, unequal development of regions, populism for winning titles in the government, and creation of groups that have extreme economic and political interests (groups), were presented in high numbers. So, this was a step towards the oligarchic government that is visible today in large organizations in Russia but with an ongoing crisis influenced by the war in Ukraine. So, the oligarchs have a mutual oath and any deviation from that oath(trust) is followed by mysterious death (punishment). In this case, the contribution of Lav N. Tolstoy in the 19th century for pacifist solutions is completely separated from the political activity of Stalin, who sowed fear in his people by murdering and imprisoning them during opposition’s reaction or critical expressions to his autocratic role. Robert Michels’s theory also applies to US politics where Republicans with a long history of action in American politics use their capital to subjugate Democrats. Here, we find the Oligarchy government with a cycle of rotation for the nominations of personalities who will run for Congress or a position of the president. But American citizens are now more informed about authoritarianism, and political preferences by the counter candidate from republicans-Desantos whose admirers are growing day by day. As for populism, some philosophers have positive thoughts about the destruction of a regime. One of the proponents of this movement was Jean J. Rousseau of French-Swiss origin in Geneva.
The issue of populism in the Balkans has studied in the workshop “Sources of populism in the Balkans” organized by the Center for Southeast European Studies of the University of Graz and the Friedrich-Ebert-Stiftung, in Zagreb, Croatia towards the end of 2014. There, among other things, it is said that “Recent years have witnessed the so-called “political earthquake” of populist successes in consolidated democracies throughout Europe. Populist movements and parties have emerged mostly through right-wing agendas, including opposition to modernization, globalization, regional integration, immigration, appeals to working-class fears of social decline, and elite discontent. In particular, the regime of Aleksandar Vucich in Serbia, Nikola Gruevski in Macedonia, and Milorad Dodik’s policy in Republika Srpska, have attracted the attention of internationals, are classifying their form of leadership culture from an illiberal democracy to authoritarianism. In addition, Ljupcho Petkovski’s analysis of the discursive construction of ‘the people in the illiberal discourse of North Macedonia, where the researcher breaks down the authoritarian populist rule of the VMRO-DPMNE, and its leader Nikola Gruevski in Macedonia since 2006 and takes him as a case study for his theoretical debate.
The Balkans, as a thorn in the side of the diplomats, continues with the nationalist card for erasing the colonization made by putting pressure to preserve the new geostrategic thought. For centuries, the Balkans has been synonymous with territorial changes, as immigration has emptied national feelings by letting land the incoming colonies. Many Balkans have emigrated to Europe, North America, Australia, Turkey, Maghreb states, and others. Inter-ethnic conflicts with state support have assimilated the population in the context of language, culture, education, religion, political imprisonments, and the deformation of history for major policies. The repression of the Turkish and Albanian minority in Greece, the assimilation of the Turks in Bulgaria in the linguistic and educational context, the assimilation in Yugoslav’s Macedonia of Albanians, Turks, and Roma in the sphere of language and the imposition of educational history. This is a copy coming from repressive politics in the Soviet Union, but with occasional mitigation in the Balkans, due to diplomatic duality as an imperative collaboration with Western civilization. However, the philosopher Hegel does not see these new colonies as trivial. He surely knows that over time, things are getting punished and taking their own form like the soul itself.

An illustration from the Carnegie Endowment organization of the number of protests held from 2017 to 2023.
According to the Carnegie Endowment for International Peace, from 2017 to 2023, for economic, political, and corruption reasons, about 400 significant anti-government protests have been organized, of which 132 countries have had grand protests of a different character, 23% of the significant protests had a duration of more than three months and 135 protests have had an economic and anti-government character.



Source/photo credit:
Populism | History, Facts, & Examples | Britannica(PDF)

Populism from Below in the Balkans researchgatenet

Global Protest Tracker – Carnegie Endowment for International Peace,
Factmyth.com/platos-five-regimes/