15-vjetori duhet të jetë një tregues për qeverinë e Kosovës dhe opozitën se treni është duke ikur, ndërsa si klasë politike nuk kanë shumë kohë të mendohen. SHBA-ja, përkundër urimeve të zakonshme protokollare, në fakt haptazi po e mbështet politikën serbe në Ballkan për enklava serbe. Qeveritë e Kosovës në vitet që vijnë, pavarësisht kapaciteteve, kanë nevojë për një “Strategji të Thellë” për të ekzistuar dhe parë më mirë gjatë dekadave. Ndryshe do të vazhdohet të vajtohet me lahutë kënga “Moj Kosovë, Kosova e shkretë” e rapsodit Syk Papleka.
Shkruan: Selim IBRAIMI, Uashington
Kosova e festoi 15 vjetorin e pavarësisë. Pas vitit 2008-të u mendua se shtetndërtimi mori fund dhe Prishtina nuk do të rrezikohej nga Beogradi, nga serbët lokalë dhe nga shtete të treta. Përfaqësitë diplomatike të Kosovës vazhduan me kremtimin e festës së pavarësisë, pavarësisht se kryeministri Albin Kurti gjendet para dilemave të mëdha në karrierën e tij politike. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se “ka pasur privilegjin dhe nderin të jetë pjesë e historisë së përbashkët, duke e parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit”. Sipas tij “SHBA-ja është krenare për mbështetjen e hershme dhe të qëndrueshme dhe për partneritetin me popullin kosovar”. Megjithatë, përkundër fjalëve të mira nga ambasadori dhe telegrami nga Departamenti i Shtetit, Prishtina zyrtare është vënë nën presionin e SHBA-së dhe BE-së për të zbatuar themelimin e asociacionit serb dhe marrëveshjet e tjera që Serbia vetë nuk i ka ratifikuar dhe respektuar nga viti 2013-të. Realisht, kosovarët e festuan 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, por koha ka ndryshuar krahasuar me dekadën e parë të shek. 21, kur shpresohej se politikanët kosovarë do të mund ta rrumbullakonin projektin e pavarësisë me bisedimet e Vjenës dhe Planin e Ahtisarit. Kryeministri Kurti tha se “në 15 vjetorin e pavarësisë, Republika e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e fortë: Një histori suksesi e vetëvendosjes, një fener i demokracisë në rajon, një model i përparimit ekonomik për të gjithë”.
Zgjidhje të vështira për qeverinë Kurti – 2
Frazat gjatë festave kombëtare nuk janë të mjaftueshme për shtetin e Kosovës që të jetë i aftë të mbrohet dhe të përballojë Serbinë. 15 vite pas Deklaratës së Pavarësisë, siç shihet nga proceset aktuale, projekti i tërësisë territoriale dhe i sovranitetit të Kosovës është kthyer në tavolinën euro-amerikane të bisedimeve, ku Kosova dhe Serbia, sipas Uashingtonit, duhet të bëjnë zgjidhje të vështira. Nga një këndvështrim neutral prej SHBA-së, mund të konstatojmë se partnerët strategjikë të Kosovës nuk janë të njëjtë. Për shembull, SHBA-ja ka shqetësime jo vetëm të jashtme me Kinën dhe konkurrentët e tjerë teknologjikë, por edhe probleme të brendshme të dallimeve sociale, racore dhe ideologjike dhe sigurisht se nuk është në gjendje të kënaqë të gjithë dëshirat e popujve të vegjël. Lobimi i fortë ose moslobimi në Departament të Shtetit dhe në Kongres, me të gjitha problemet aktuale, e vështirëson edhe më shumë vendimmarrjen e drejtë të Uashingtonit në punët e jashtme edhe ndaj Kosovës. Më tej, që nga viti 2008 njohjet ndërkombëtare për Kosovën janë pakësuar. Disa janë tërhequr për arsye të veprimeve të fuqishme të Serbisë në botën e jashtme dhe gabimeve të qeverive kosovare. Për qeveritë në Prishtinë duket se zvogëlimi i njohjeve ka qenë një shqetësim kryesor formal publik dhe i brendshëm, por në realitet është trajtuar tepër keq nga shteti dhe diplomacia kosovare.
“Bota serbe”- tërheqëse për Blinkenin dhe Cholletin
Në gjendjen aktuale, Prishtina zyrtare ka dy rrugë: të vazhdojë ta ndërtojë shtetësinë hap pas hapi dhe, e dyta, të izolohet nga tendencat e “botës serbe”, e cila po fuqizohet shumë nga jashtë dhe brenda Serbisë. Kur jemi tek partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, që sipas ekspertëve amerikanë vazhdojnë të bëjnë një “diplomaci të shëmtuar”, tregon shumë edhe telegrami nga Departamenti i Shtetit prej Sekretarit Antony Blinken, dërguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ku thuhet: “Jam i kënaqur që dy vendet tona nënshkruan së fundmi një ‘Memorandum Mirëkuptimi’ për të krijuar pozicione ndërlidhëse për diplomatët serbë brenda Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Ky program unik jo vetëm që do të nxisë një kuptim më të mirë të synimeve dhe objektivave tona të politikës së jashtme përkatëse, por do të krijojë kanale të reja komunikimi dhe do të ndërtojë partneritete të qëndrueshme”. Se raporti i Kosovës me SHBA-në nuk është në gjendje të mirë, kohë më parë tregonte kabllogrami i ambasadorit të Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, dërguar ministres së Jashtme kosovare, Donika Gërvalla, i cili i theksonte në hollësi marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së – bllokadës amerikane ndaj Kosovës në Uashington. Ky 15-vjetor duhet të jetë një tregues për qeverinë e Kosovës dhe opozitën se treni është duke ikur, ndërsa si klasë politike nuk kanë shumë kohë të mendohen se a duhet të jenë pjesë e sigurisë kolektive. Tani i afrohemi të a.q. ”Plani i zbatimit europian”, i cili ka të bëjë me marrëveshjen e mundshme serbo-kosovare. “Plani i zbatimit” do të kërkojë një vëzhgim serioz nëse marrëveshja serbo-kosovare do të nënshkruhet dhe do të nisë të implementohet. Nëse “Plani franko-gjerman” do të fillojë të japë rezultate deri në verë dhe ndonjë marrëveshje e paqes në mes palës kosovare dhe serbe do të nënshkruhet, atëherë duhet të shohim një fazë të përmirësimit të marrëdhënieve serbo-kosovare me të drejta dhe detyrime që dalin nga “Plani franko-gjerman”. Në të gjitha versionet, zbatimi mbetet një sfidë e re, e cila do të duhet të vëzhgohet nga jashtë, nga SHBA-ja. Sidoqoftë, pasi SHBA-ja për interesat e saj strategjike duket se është në anën e Serbisë, mbetet për t’u parë nëse procesi që del nga “Plani franko-gjerman” (Plani i zbatimit) do të reflektohet në të vërtetë në një paqe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ose ka për qëllim vetëm ta largojë Beogradin nga sfera ruse. Ajo që mbetet në interesin kombëtar dhe diplomatik për shqiptarët në Ballkan është mendimi se nëse SHBA-ja, përkundër urimeve të zakonshme protokollare, në fakt haptazi po mbështet politikën serbe në Ballkan për kantone ise enklava serbe. Pavarësisht këngëve patriotike dhe urimeve nga bota demokratike, që është një gjë e mirë për shtetin e ri, pozita e Kosovës përsëri mbetet e brishtë dhe jo e mirë në krahasim me favoret që SHBA-ja dhe BE-ja ia bëjnë Serbisë. Kosova, përkundër premtimeve në BE dhe në SHBA se pas 2008-ës do të mbrohej nga agresioni i fshehtë serb në veri, në të vërtetë nuk ndodhi. Ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë dhe shkeljet e sovranitetit në veri kanë qenë të përhershme, duke e bërë veriun e Kosovës hapësirë të re serbe për krimin e organizuar. Me një pozitë të brendshme dhe ndërkombëtare fragjile dhe pa një mbështetje serioze nga jashtë, qeverisë aktuale në Prishtinë nuk i mbetet shumë për të zgjedhur. Opsioni i vetëm është të zgjedhë një politikë e cila nuk është në kundërshtim të hapur me aleatët e dikurshëm dhe, paralelisht, t’i përshtatet atmosferës globale të konkurrencës së fuqive. Duhet thënë se kjo politikë deri më sot i ka munguar Kosovës. Që nga pavarësia, mungesa e strategjisë kombëtare është reflektuar në një politikë të jashtme pa orientim. Nuk është vonë që qeveria në Prishtinë (kur tani ka pranuar në parim “Planin franko-gjerman” dhe Uashingtoni po e mbështet formalisht qeverinë në gjetjen e modeleve të asociacionit dhe hyrjes në dialog), të aktivizohet me staf dhe burime tjera, sidomos në SHBA dhe në BE, për të ndryshuar opinionin e jashtëm ndaj qeverisë dhe procesit të negociatave me Serbinë. Hapi i Prishtinës mund të jetë i vonuar, pasi Beogradi në këtë fushë ka punuar shumë pas vitit 2010-të, duke lobuar në Kongres dhe duke e forcuar diplomacinë serbe në D.C. Kur jemi në terrenin ndërkombëtar, Kancelari Gjerman, Olta Scholz, e sheh “Planin franko-gjerman” në kontekstin e një BE-je gjeopolitikisht më të fortë, të aftë për të zgjidhur konfliktet: “Shpresoj që Serbia dhe Kosova do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike në interes të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Europën”. Nga ana tjetër, çdo shkëputje, hap pas hapi, i Serbisë nga Rusia, do të ketë efekte negative në pozitën e Kosovës para dhe pas nënshkrimit të ndonjë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sipas mediave, u ka dhënë dritën jeshile sanksioneve antiruse. Ato janë planifikuar të aktivizohen para verës dhe nga marsi, sipas mediave, do të vendoset një regjim vizash për qytetarët rusë. Më tej, që absurditeti të jetë edhe më i madh, gjatë takimit në Mynih të Gjermanisë në mes Sekretarit, Antony Blinken, dhe Presidentit serb, Vuçiq, Sekretari Amerikan Blinken çuditërisht e lavdëroi presidentin për ndihmën serbe ndaj Ukrainës! Ndërkaq, në raport me Kosovën, ka ndodhur një gjë pozitive: kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit Amerikan, Bob Menendez (D,) është takuar me Kurtin po në Mynih. Senatori Mendenez i cili ka ndikim të madh në Kongres dhe në punën e Departamentit të Shtetit, bashkë me Britaninë e Madhe, njihen si kundërshtarë të acociacionit serb. Tani e tutje, fati i Kosovës është në duart e Fuqive të Mëdha, po megjithatë varet shumë se si do të sillet qeveria në Prishtinë bashkë me opozitën. Po qe se duan ta shohin Kosovën më afër BE-së dhe partnerëve tjerë, si qeveria dhe opozita kanë ende kohë të bëjnë më shumë rreth presionit për acociacionin serb dhe pozitës së Kosovës jashtë. Në të kundërtën, nëse do të dështojnë, festimet në vitet që vijnë do të jenë të përgjysmuara e me shtet të brishtë, që mund ta humb sovranitetin në disa pjesë të territorit.
Një strategji afatgjate në politikën e jashtme të Kosovës
Kosova në të gjitha versionet do të sprovohet edhe kësaj here, por me më pak miq dhe me negociata që nuk do të përfundojnë me apo pa asociacionin. Ndërkaq për politikën e jashtme amerikane në Ballkan, e cila mbështetet në pritjen se një ditë Serbia mund të bëhet demokratike dhe pro BE-së dhe SHBA-së dhe jashtë ndikimit ruso-kinez, kjo politikë amerikane duhet parë në faza se mos vallë pas lejimit të zgjerimit të “botës serbe” më vonë SHBA-ja do ta bëjë si nevojë formimin e shteteve etnike me ndryshime të reja kufitare. Deri në ciklet e tjera të gjeopolitikës, Kosova ka shumë punë për të bërë dhe për ta luftuar Serbinë me “soft power”, për ta detyruar që përgjithmonë ta pranojë realitetin e ri fqinjësor me kërkimfalje për krimet e luftës që nga shek. i 19-të.
Se a do të ndodhë ky proces, mbetet të shihet plani amerikan për largimin e Serbisë nga sfera ruse. Deri më sot, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Serbisë (1882), më pas gjatë Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene dhe gjatë RSFJ-së, kjo tërheqje serbe në tërësi nga Rusia cariste, BRSS-ja dhe Rusia e Putinit nuk ka ndodhur. Beogradi ka thithur fondet e Uashingtonit, ndërsa në realitet ka vazhduar politikat ultranacionaliste dhe të zgjerimit territorial.
Në fund, qeveritë kosovare në vitet që vijnë, pavarësisht kapaciteteve, kanë nevojë për një “Strategji të Thellë” për të ekzistuar dhe parë më mirë gjatë dekadave. Ndryshe do të vazhdohet të vajtohet me dekada kënga me lahutë “Moj Kosovë, Kosova e shkretë” e rapsodit Syk Papleka.
(Revista “Shenja”, Shkup, Mars, 2023)
The 15th anniversary should be an indicator for the Kosovo government and the opposition that the train is running away, while as a political class they don’t have much time to think. The US, despite the usual protocol greetings actually is supporting the Serbian policy in the Balkans for Serbian enclaves. The government of Kosovo in the coming years, regardless of their capacities, need a “Deep Strategy” to exist and see better over the decades. Otherwise, the song “Moj Kosovë, Kosova e shkretë(My Kosovo, deserted Kosovo)” by the rhapsody Syk Papleka will continue to be mourned with lute.
Written by: Selim IBRAIMI, Washington
Kosovo celebrated the 15th anniversary of independence. After 2008, it was thought that state-building ended and Prishtina would not be endangered by Belgrade, local Serbs, and third countries. Diplomatic representations of Kosovo continued with the celebration of Independence Day, despite Prime Minister Albin Kurti facing major dilemmas in his political career. The American ambassador to Kosovo, Jeff Hovenier, has said that they “had the privilege and honor to be part of the common history, seeing Kosovo that is making great steps during the last 15 years”. According to him, “the USA is proud of the early and stable support and partnership with the Kosovo people”. However, despite the kind words from the ambassador and the telegram from the State Department, official Prishtina has come under pressure from the US and the EU to implement the establishment of the Serbian association and other agreements that Serbia itself has not ratified and respected by the year 2013, Kosovars have celebrated the 15th anniversary of the declaration of independence, but the time has changed compared to the first decade of the century-XXI when it was hoped that politicians in Kosovo would be able to complete the independence project with the Vienna talks and the Ahtisaari Plan. Prime Minister Kurti said that “on the 15th anniversary of independence, the Republic of Kosovo has never been stronger: A success story of self-determination, a beacon of democracy in the region, a model of economic progress for all”.
Difficult solutions for the Kurti government-2
Phrases during national holidays are not enough for the state of Kosovo to be able to defend itself and withstand Serbia. Within 15 years after the Declaration of Independence, as seen from the current processes, Kosovo’s territorial integrity and sovereignty project has returned to the Euro-American negotiating table, where Kosovo and Serbia, according to Washington, must make difficult decisions. From the neutral point of view of the USA, we can conclude that Kosovo’s strategic partners are not the same. For example, the US has not only external concerns with China and other technological competitors, but also internal problems such as these social, racial, and ideological differences, and of course, it is unable to satisfy all the desires of small nations. Strong lobbying or no lobbying in the State Department and Congress, with all the current problems, makes it even more difficult for Washington to make fair decisions in foreign affairs and towards Kosovo. Furthermore, since 2008 international recognition of Kosovo has decreased. Some have been withdrawn because of Serbia’s strong actions in diplomacy and the mistakes of Kosovo’s governments The government in Prishtina seems that the reduction of recognition has been a major formal public and internal concern, but in reality, it has been handled very badly by the Kosovo state and their diplomacy.
‘Attractive World of Serbia’ for Blinken and Chollet
In the current situation, official Prishtina has two paths: to continue to build citizenship step by step and, secondly to isolate itself from the tendencies of the “Serbian world”, which is gaining a lot of strength from outside and inside Serbia. When it comes to Kosovo’s international partners, who according to American experts continue to do “ugly diplomacy”, which is shown in the telegram from the Department of State, Secretary Antony Blinken, sent to the President of Serbia Aleksandar Vučić, that says: “I am pleased that our two countries recently signed a ‘Memorandum of Understanding’ to create liaison positions for Serbian diplomats within the US State Department. This unique program will not only foster a better understanding of our respective foreign policy goals and objectives but will create new channels of communication and build long-lasting partnerships”. Furthermore, Kosovo’s relationship with the USA is not in a good state which is shown some time ago by the ambassador of Kosovo in Washington, Ilir Dugolli, sent to the Minister of Foreign Affairs of Kosovo, Donika Gërvalla, which emphasized in the details about the tense relations between Kosovo and the USA- ‘the American blockade of Kosovo in Washington’. This 15th anniversary should be an indicator for the government of Kosovo and the opposition that the train is running away, while as a political class, they don’t have much time to think about whether they should be part of collective security. Now we approach so calling, “European implementation plan”, which is about the possible Serbian-Kosovo agreement. The “implementation plan” will require serious observation if the agreement between Serbia and Kosovo, will be signed and implemented. If the French-German plan will begin to produce results by the summer and any peace agreement between the Kosovo and Serbia will be signed, then we should see a phase of improvement in their relations with rights and obligations that emerge from the French-German Plan”. In all versions, implementation remains a new challenge, which will have been observed from outside, additionally from the USA. However, since the US for its strategic interests appears to be on the side of Serbia, it remains to see whether the process of emerging from the “French-German Plan” (Implementation Plan) will be reflected in peace and stability between Serbia and Kosovo or is only intended to remove Belgrade from the Russian sphere. What will remain in the national and diplomatic interest of the Albanians in the Balkans is irrelevant because the USA, despite the usual protocol, ly openly supports the Serbian policy in the Balkans about cantons and enclaves. Despite patriotic songs and congratulations from the democratic world, which is a good thing for the new state, Kosovo’s position remains fragile and not good compared to the priority that the USA and the EU are giving to Serbia. Kosovo, despite promises in the EU and the USA that after 2008 it would be protected from the secret Serbian aggression in the north really, is not happening. Serbia’s interventions in Kosovo and violations of sovereignty in the north have permanently happened, by making the north of Kosovo a new Serbian space for organized crime. With a fragile domestic and international position and without serious support from abroad, the current government in Prishtina has little to choose from each option. The only option is to choose a policy that is not in an open conflict with former allies nor parallel to adapt to the global atmosphere of power of the competition. It must be said that this policy has been lacking in Kosovo until today. Since independence, the lack of a national strategy has been reflected in a non-direction foreign policy. It is not too late for the government in Prishtina (when it has now accepted the principles of the “French-German Plan” and Washington is formally supporting the government in finding models of association and entering into the dialogue), in this context to activate diplomacy staff and other resources, especially in the USA and in the EU, to change the external opinions towards the government and the negotiation process with Serbia. Prishtina’s step may be late, as Belgrade has worked ‘hard’ in this field since 2010, by lobbying Congress and strengthening Serbian diplomacy in D.C. When we are thinking of the international field, the German Chancellor, Olta Scholz, sees the “Franco-German Plan” in the context of a geopolitically stronger EU, capable of resolving conflicts: “I hope that Serbia and Kosovo will use this historic opportunity in the interest of stability in the Western Balkans and throughout Europe”. On the other hand, the possible step-by-step ‘separate’ of Serbia from Russia will have negative effects on the position of Kosovo before and after the signing of any agreement for the normalization of the relations. Serbian President Aleksandar Vučić, according to the media, has given the green light to anti-Russian sanctions. They are planned to be activated before the summer by March, and according to the media, a visa regime will be established for Russian citizens. Furthermore, the absurdity is evident, which is shown during the meeting in Munich, Germany between the Secretary, Antony Blinken, and the Serbian President, Vucic, when Blinken surprisingly praised the president of Serbia for helping Ukraine! Meanwhile, about Kosovo, a positive thing happened: the chairman of the Committee on Foreign Policy of the American Senate, Bob Menendez met with A. Kurti in Munich. Senator Menendez, who has a great influence on Congress and works for the State Department of the US with Great Britain, is known as an opponent of the Serbian association. Now, the fate of Kosovo is in the hands of the ‘Great Powers’, but still depends a lot on how the government in Prishtina will behave together with the opposition. If they want to see Kosovo closer to the EU and other partners, both the government and the opposition still have time to do more about the pressure on the Serbian association and Kosovo’s position abroad. Otherwise, if they fail, the celebrations in the coming years will be halved and with a fragile state, which may lose sovereignty in some parts of the territory.
A long-term strategy in Kosovo’s foreign policy
Kosovo in all versions will be tested this time as well, but with fewer friends and with negotiations that will not end with or without the association. Meanwhile, for the American foreign policy in the Balkans, which is based on the expectation that one day Serbia can become democratic and pro-EU and US and outside the Russian Chinese influence. This American policy should be seen in stages, after the permission of the expansion of the “Serbian world” otherwise the USA will engage itself as geopolitic factor. Kosovo has a lot of work to do and to fight Serbia with “soft power”, by reason to force Serbia for accepting new neighboring reality with an apology for war crimes during the centuries.
Whether this process will happen, remains to be seen with the American plan for the removal of Serbia from the Russian sphere. Until today, since the establishment of diplomatic relations between the USA and the Kingdom of Serbia (1882), then during the Kingdom of Serbo-Croatian-Slovenian and Yugoslavia, this total Serbian withdrawal from Tsarist Russia, the USSR, and Putin’s Russia is not happening. Belgrade has absorbed Washington’s funds, while in reality, it has continued with ultra-nationalist policies and territorial expansion.
At the end, the Kosovar governments in the coming years, regardless of their capacities, need a “Deep Strategy” to exist and see better over the decades. Otherwise, the lute song “My Kosovo, deserted Kosovo” by rhapsody Syk Papleka will continue to be mourned for decades!
(Translated and edited by Blerim Abedini)
(“Shenja” magazine, Skopje, March, 2023)