Nga Furkan Salihu- Kjo që ndodhi sot është vetëm dëshmi se si fjala e lirë në këtë vend është masakruar me vite dhe sot u varros. Të vetëdijshëm se në çfarë gjendje i kanë sjellë mediat dhe gazetarët, të vetëdijshëm se në çfarë gjendje i kanë sjellë profesorët e intelektualët, partia që na “solli lirinë”, shpëtimin e kërkon jashtë kufijve.
-Gazetarin e kanë sjellë në gjendje që mos t’i besojë askush.
-Profesori punon me rrogë minimale dhe nuk guxon ta hapë gojën se mbetet pa punë.
-Intelektualët na ikën në Tiranë dhe Prishtinë, e qe besa edhe nëpër botë.
E gjithë kjo si pasojë e shtypjes sistematike me vite. “Ose je me ne, o je kundër”. Mendim i lirë nuk ekziston. Ti s’ke pse mendon! Kjo gjendje po iu kthehet bumerang. Pse? Se aktualisht nuk ka gazetarë që mund të ndikojë tek opinioni. Nuk ka profesorë që mund të imponojë një temë në opinion. Shpëtimin po e kërkojnë jashtë kufijve. Por i kanë gabuar njerëzit… Buzhala dhe Haxhiu janë gazetarët që insistonin që BDI të vazhdojë me VMRO-në. Kelmendi në këtë mision është me urdhër dhe vetëm zbaton atë që i thuhet. Pra, nuk e ndjenë, nuk e mendon atë që e thotë dhe për këtë shkak doli ashtu si doli. Fevziu në këtë mes më habiti… E gjithë ajo karrierë, që në fund të ulët në veturë zyrtare me Haxhiun dhe Buzhalën. Kryeministri shqiptar është çështje e rëndësishme dhe ajo nuk mohohet, por edhe më e rëndësishme është që të jeni njëherë e përgjithmonë të sinqertë me këtë popull të vuajtur. Dil dhe sinqerisht thuaj se aq pata takat politik, sa për 100 ditë edhe pse e premtova për mandat të plotë. Dil dhe pranoje se pa votat e partive tjera që dikur i quaje horra Kryeministri sot nuk do të bëhej. Zgjedhjet do të kalojnë, pasojat do të mbesin. E dëmi që po i bëhet demokracisë, fjalës së lirë, do të duhet shumë kohë që të tejkalohet. https://www.facebook.com/Furki.Saliu (@CSSDMacedonia)