Parlamenti Evropian mbështeti propozimin për të lejuar udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave serbe të Kosovës


Vendimi i Parlamentit Evropian që lejon serbët e Kosovës të udhëtojnë me pasaporta të paligjshme serbe nën liberalizimin e vizave, e minon shtetësinë e Kosovës, duke i inkurajuar serbët të anashkalojnë shtetin dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Serbët e Kosovës mund të udhëtojnë me pasaportat e Republikës së Kosovës në BE, por këtë nuk duan të bëjnë. Inkurajimi dhe mbështetja që vjen nga Brukseli për serbët që të mos respektojnë ligjet e Kosovës, vlerësohet se nuk do të sjellë paqe dhe stabilitet në veri. (S.I.)

https://x.com/OliverVarhelyi/status/1777807995167993932