SELIM IBRAIMI- ShBA presin që pas zgjejdhjeve të tetorit në Kosovë, qeveria e re të marrë përsipër procesin e dialogut me Serbinë dhe të jetë bartëse e marrëveshjes së re serbo-kosovare.
Diplomatë dhe senatorë amerikanë kanë theksuar se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise në emër të paqes dhe stabilitetit rajonal. Supozimi më realist është se do të ketë ndërrime territoriale në mes Serbisë dhe Kosovës dhe duket e pamundur që Serbia ta pranojë Kosovën pa shkëputjen e veriut nga sovraniteti kosovar. Ndërsa Uashingtoni nuk e ka vetëm të qartë se shkëmbimet territoriale a do të zbatohen në terren.
Qeveria amerikane dhe Departamenti i Shtetit sipas dinamikës, janë të interesuara që ky shkëmbim territorial të ndodhë duke i oftuar të dyja shtetet rreth një marrëveshje afatgjate, ku Serbia më pas duhet të ndalonte fushatën diplomatike kundër Kosovës.
Argumenti tjetër është se Kosova kërkon njohje nga Beogradi në kufijtë aktual, por Uashingtoni nuk e kërkon këtë gjë nga Serbia. Pala kosovare do të jetë në pozitë më të vështirë, përshkak të mosunitetit kombëtar dhe presionit që i bëhet nga Uashingtoni për kompromise të reja.
Megjithatë një Ballkan i ri po krijohet me kufijë që do të determinojnë fatet e pakicave kombëtare. Opsioni më realist do të ishte nëse Uashingtoni do të mbështeste krijimin e shteteve me kapacitete ekonomike dhe territoriale që do të vendosnin paqen e shekullit në Ballkan.
Kosova dhe Bosnja janë teste në vazhdim të politikës amerikane për Ballkanin e ri kundër fuqive që synojnë përmbysjen e ShBA-së në rajon. Për më shumë, Uashingtoni duhet të qartësojë balancën në mes sllavëve dhe shqiptarëve në Europën Juglindore dhe efektet e politikës së re. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)
2019-09-30