Gjeneral major Daniel Lasica, kreu i Drejtorisë së Planeve, Politikave, Strategjisë dhe Aftësive të Komandës Evropiane të SHBA-së, vizitoi Beogradin këtë javë për të riafirmuar forcën e partneritetit ushtarak SHBA-Serbi dhe për të eksploruar mënyra për të zgjeruar bashkëpunimin në mes dy shteteve. Në kuadër të angazhimit amerikan në Ballkn, Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet ka biseduar përsëri me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe të Serbisë Aleksandër Vuçiç. “Kosova tani më afër se kurrë për të ardhmen e saj në BE”- ka shkruar Derek në Twitter. Falënderova presidentin Vuçiq për angazhim konstruktiv në Ohër. “Është e rëndësishme të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të zbatuar dhe vendosur rrugën e qëndrueshme drejt normalizimit dhe integrimit në BE.” “Gjithashtu falëndrova Serbinë për riangazhimin me SHBA-në në stërvitjet e përbashkëta të mbrojtjes. #Ujku Platin! PlatinumWolf! https://www.mod.gov.rs/cir/19869/sastanak-drzavnog-sekretara-starovica-sa-delegacijom-evropske-komande-os-sad19869
Për vite me radhë, SHBA dhe Serbia kanë filluar një partneritet strategjik, edhe pse Beogradi vazhdon të ketë lidhje të forta me Rusinë dhe Kinën. SHBA shpreson që Beogradi të shkëputet nga Rusia dhe të bashkohet me Perëndimin. Ndërkohë, SHBA-ja po i bën Serbisë shumë favore në rajon dhe në marrëdhëniet me vendet fqinje. (Selim Ibraimi @CSSDMacedonia)