Nga Ballkani asgjë të re, por shpresat nuk janë humbur

NGA SELIM IBRAIMI- INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT (ISSZH)

Varfëria, korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi dhe jostabiliteti politik / ndëretnik vazhdojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit.
Politikanët e korruptuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë i kanë forcuar pozicionet e tyre në komunitetet etnike dhe me rrezik që të jetë e vështirë për t’i tejkaluar tendencat negative të shoqërive të Ballkanit Perëndimor, që kryesisht janë të bazuara në praktikat e këqija të qeverive dhe politikanëve.

Në Kosovë, udhëheqësit e tanishëm politik dhe qeveritar, u përpoqën të pezullonin një vendim të mëparshëm për formimin e Gjykatës Speciale.

Në Maqedoni, partnerët pro-evropianë të koalicionit gjithashtu u përpoqën të shkaktojnë një krizë të re përmes Ministrisë së Shëndetësisë, e cila në muajin e fundit u bë objekt loje në mes partive të koalicionit.
Kryeministri pro-perëndimor Zoran Zaev ishte pothuajse i bllokuar dhe ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë i afërt me elementet brenda qeverisë për një koalicion të ri të përbërë nga dy partitë kryesore, Social Demokratët (LSDM – ish Partia Socialiste e Maqedonisë) dhe Bashkimi Demokratik për Integrimin (BDI).

Loja e re e brendshme midis kryeministrit Zoran Zaev, kreut të Bashkimit Demokratik për Integrimin Ali Ahmeti dhe Ziadin Selës, kreu i Aleancës për Shqiptarët (AA), shkon në favor të objektivave të politikës së jashtme të Rusisë për Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, pasojat për dëmtimin e koalicionit në këtë moment vendimtar për Maqedoninë nuk do të kalonin pa prekur edhe vetë social-demokratët. Bashkësia ndërkombëtare në këtë fazë të ndryshimeve të mëdha në Evropë duhet të ruajë ekuilibrin e sigurisë në Maqedoni duke u përpjekur me reforma dhe gjykata të pavarura ta transformojë Maqedoninë në një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Uashingtoni në këtë moment nuk është i interesuar në aventurën e re të partnerëve të koalicionit në Maqedoni.

Për Shtetet e Bashkuara, koalicioni ka shumë punë për të bërë. Tani që klima pozitive vazhdon, faktorët që janë të interesuar për zhgënjimin e brendshëm janë pikërisht udhëheqësit e politikave që po përpiqen të shkaktojnë trazira dhe pasiguri në Maqedoni. Kryeministri u bë pjesë e kësaj lufte politike ndërmjet BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët. Ndoshta zgjedhjet e ardhshme do të tregojnë fituesin e vërtetë në bllokun shqiptar.

Serbia vazhdon politikën e dyfishtë midis Uashingtonit dhe Moskës. Investimet e huaja kanë rritur oreksin e qeverisë për rishikime të reja dhe mundësi për të blerë armë moderne ruse.

Bosnja me plagë të vjetra mbetet pikë e nxehtë. BE dhe SHBA si garantuese e paqes dhe stabilitetit kanë shprehur shqetësime për të ardhmen e Federatës.
Bosnja është pothuajse e gjunjëzuar nga politikanët e papërgjegjshëm dhe në të njëjtën kohë, duke shkaktuar një migrim të ri dhe rritje të varfërisë kombëtare.

Në Shqipëri klasa politike nuk ka lëvizur fare nga plagët e së kaluarës.
Deputetët e opozitës u revoltuan nga zgjedhja e Prokurorit të ri, duke shkaktuar tensione në parlament.
Drejtësia e pavarur ashtu si në vendet e tjera të Ballkanit është ende larg nga Shqipëria.

Procesi i Berlinit shihet si një rrugë për integrimin në BE, por e gjithë kjo do të varet nga aktorët lokalë, sepse në kohën e pasigurisë globale, procesi i transformimit të rajonit në një tokë të perspektivës nuk është aq i lehtë.
BE pa mbështetje nga SHBA do ta ketë të vështirë të vazhdojë iniciativat e reja në rajon. Zbatimi i tyre do të kërkojë kohë dhe gjenerata të reja të liderëve.
Në fund të dekadës, shtetet e Ballkanit po merren ende me problemet e shekullit 19-20.

ISSDMacedonia

ISSZH

Versioni në gjuhën shqipe

26.12.2017