Ballkan: Zgjidhja e problemeve kryesore

 NGA SELIM IBRAIMI- INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT (ISSZH)

 

Krerët e Ballkanit Perëndimor kanë treguar pak respekt për sundimin e ligjit. Për sa kohë që ata e mbajnë rajonin e Ballkanit në një gjendje të qëndrueshme, BE-ja është e gatshme tu falë gabimet e tyre?
Ekzistojnë të njëjtat mendime se për shkak të mungesës së strategjisë tërheqëse, kritereve dhe planifikimit, BE mund të humbasë Ballkanin.
Pa zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të brendshme / të jashtme, reformave, sundimit të ligjit, ne duam anëtarësimin në BE dhe NATO ?!
 

***

Gjermania luan një rol jetësor në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe është pjesë e konferencave të rëndësishme. Pra, pa Gjermaninë dhe SHBA , shtetet e (WB-6) do të vazhdojnë të vuajnë më shumë nga ndërhyrjet ekonomike të jashtme.
Megjithatë, SHBA është e vetmja fuqi që mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në proceset e menaxhimit diplomatik dhe konfliktual. Por duke ndjekur tensionet e reja në Lindjen e Mesme dhe rrezikun e mundshëm të luftës me Korenë e Veriut, Ballkani normalisht se mund të lëvizë nga agjenda kryesore e prioriteteve.

***

Prandaj, vetë BE-ja dhe shtetet e Ballkanit duhet të bëjnë  përpjekje për t’i zgjidhur problemet përmes negociatave.
Megjithatë, kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi kjo u pa me bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet.
BE nuk është e fortë dhe në kushtet e reja të krijuara, Ballkani po lëviz drejt momenteve të reja gjeopolitike.
Brukseli do të detyrohet të bëjë lëshime në lidhje me kriteret ose këto shtete nuk do të jenë kurrë në gjendje të hyjnë në BE.
Por nuk duhet harruar se problemet 100-vjeçare në Ballkan nuk mund të zgjidhen brenda natës dhe nuk do të përfundojnë me anëtarësimin në NATO apo BE.

 

ISSDMacedonia

ISSZH

Versioni në gjuhën shqipe

26.12.2017