Ndërmjetësi evropian Mirosllav Lajçak ka vizituar sot Mitrovicën ku është takuar me serbët lokalë, dhe ka realizuar po ashtu një takim edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. “Për mua ishte e rëndësishme të vizitoja përsëri veriun e Kosovës dhe të bisedoja me bashkëbisedues të ndryshëm në mënyrë që të fitoja përshtypjen time të drejtpërdrejtë për situatën aktuale. Ajo që dëgjova më shqetësoi. Duhet të shmangim çdo mundësi përshkallëzimi dhe të përqendrohemi plotësisht te normalizimi”. ka deklaruar Mirosllav Lajçak .”Përpara takimit të javës së ardhshme, unë vizitova Kosovën sot. Me kryeministrin Albin Kurti dhe zv. kryeministrin Besnik Bislimi diskutova pritshmëritë për javën e ardhshme”. “Vëmendja jonë e plotë tani duhet të jetë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit”.
Nga analistët e pavarur, diplomati sllovak është kritikuar për njëanshmëri duke favorizuar Beogradin në bisedimet në mes dy delegacioneve. (S.I. @CSSDMacedonia)