Koment nga Selim Ibraimi– Hulumtimet e fundit gazetareske tregojnë se ministrat e Maqedonisë së Veriut -, të qeverisë së Zoran Zaev 2, janë më shumë të pasur nga sa duhet dhe kjo lidhet me kohën e qëndrimit në pushtet ose e dyta, ka të bëjë me karrierën e tyre të pasur pas marrjes së posteve ose para.
Në një raport të ‘PEP-Scoop Mk’ tregohet pasuria e tundshme dhe e patundshme e ministrave të qeverisë Zaev 2, ku disa prej tyre kanë qenë në poste të larta edhe gjatë qeverisjes Zeev 1. Nëse Maqedonia e Veriut synon Bashkimin Evropian dhe dëshiron të bëhet shtet ligjor me institucione transparente, Antikorrupsioni dhe organet e drejtësisë duhet të fillojnë një operacionin të gjërë antikorrupsioni për mënyrën e pasurimit të ministrave dhe zyrtarëve tjerë.
Si ka mundësi një ministër deri dje opozitar të peshojë mbi gjysëm milion euro apo një ministër që në raportet e mëparshme tregonte shuma më të ulta dhe për një kohë kalon mbi një milion euro? Kemi dy opsione : e para të ketë hyrë në politikë i pasur dhe e dyta të shfrytëzojnë lidhjet qeveritare për ndikime në financat e qeverisë. Kjo është e turpshme për që vend apo qeveri që për BE-në dhe për drejtësinë flet vetëm në mënyrë ceremoniale, ndërsa ministrat pasurohen në kurriz të votuesve dhe taksapaguesëve të huaj ose disa prej tyre manifestojnë edhe politika diskriminuese. Qeveria Zaev 2 është fytyra jonë evropiane, por jo me skandalet e qeversijes së tyre jo transparente. Stejt Departamenti (USAID, Ambasada amerikane në Shkup) dhe BE të vlerësojnë se si ka mundësi paratë e taksapaguesëve amerikanë dhe të BE-së të përfundojnë në llogartitë bankare apo projektet e ministrave dhe lidhjeve të tyre nepotiste. Fundja disa nuk e kanë për qëlllim qeverisjen e mirë dhe transparencën, janë për ekspozim dhe poste ministrore. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia).