Nga Blerim Abedini, ISSD-NM– Jemi dëshmitarë të zhvillimeve rapide gjeopolitike si dhe në kohë të luftërave shkatëruese. Lufta mes Iranit dhe aleatëve ShBA-Izrael, pas nisjes së Operacionit Epic Fury më 28 shkurt 2026, përfshin një përzierje sulmesh konvencionale me teknologji të lartë, taktikash asimetrike dhe lufte rajonale.
Sulmet poashtu kanë synuar linjat e prodhimit të raketave, objektet bërthamore (si Taleghan 2). Historikisht, Lindja e Mesme kish pas përfshirë shumë konflikte ushtarake për shkak të pozitës gjeo-strategjike dhe qendrës religjioze ndërkombëtare.
Në luftën kundër Iranit, ShBA-të kanë për qëllim rëzimin e udhëheqjes supreme islamike dhe imponimin e një sistemi demokratik të vetëm të udhëheqjes së shtetit. Si duket, synimi për të sjell ish dinastinë Pahlavi nuk ka mbështetje nga presidenti Trump dhe populli iranian.
Në fakt, “Pahlavi” në Iran i referohet dinastisë së fundit në pushtet (1925–1979) dhe anëtarëve të saj, konkretisht Mohammad Reza Pahlavi, Shahu i fundit i rrëzuar në vitin 1979, dhe djalit të tij, Reza Pahlavi, një udhëheqës i shquar i opozitës që sot gjendet në mërgim. Këto përfaqësojnë një të kaluar monarkie laike, të lidhur me Perëndimin, përpara sundimit aktual islamik.
ShBA-të, së bashku me Izraelin, janë përqendruar në fushata ajrore me precizion të lartë që synojnë “shkatërrimin e kokës” së udhëheqjes iraniane dhe neutralizimin e aftësive të saja bërthamore dhe raketore, ndër të cilat edhe infrastrukturën e sigurisë së brendshme iraniane, siç janë Komanda e Zbatimit të Ligjit (LEC e njohur më parë si Forca e Zbatimit të Ligjit ose FARAJA) është forca kryesore policore kombëtare e uniformuar e Iranit. Si dhe pikat e kontrollit të Basijve( Basij janë policë vullnetarësh paraushtarake nën komandën e drejtpërdrejtë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Presidenti Trump mundohet që të infiltroj një lider nga “brenda” që do të jetë i përshëndetur nga e gjithë populli iranian. Por këtu lind pyetja, çfarë përkrahje do të shprehin etnitetet tjerë sikur që janë kurdët në veri-perendim të vendit, në Irak dhe Siri që numërojnë 25 million banorë. Duhet shtuar se kurdët kanë bashkëpunuar me ShBA-të në dekadat e kaluara në Lindjen e Mesme dhe se administratat e ShBA-ve deri tash janë shprehur të gatshëm për ndihmë rreth formimit të shtetit të Kurdistanit.
Luftimet zhvillohen nëpërmjet sulmeve ajrore me avionë luftarakë të padukshëm të ShBA-ve dhe Israelit si aleatë: F-35 Lightning II dhe F-22 Raptors. Bombarduesit strategjikë: avionët B-21 Raider dhe B-52 Stratofortress. Asetet Detare, anijet: USS Abraham Lincoln dhe USS Gerald R. Ford janë të stacionuar në rajon, të furnizuar me qindra avionë(F/A-18E/F Super Hornets).
Pastaj, raketat Tomahawk, municione precize: të cilat janë bomba gravitacionale të konvertuara në armë precize të drejtuara nga GPS. Kupola e Hekurt e Davudit dhe Arrow 3 që është sistemi mbrojtës shumështresor i Izraelit.
Si mbrojtje THAAD dhe Patriot janë: bateritë amerikane të vendosura për të mbrojtur bazat dhe aleatët rajonalë. Ndërhyrrësit SM-3: të lëshuar nga shkatërruesit e pajisur me Aegis për të ndërprerë raketat balistike iraniane në hapësirë.
Ndërsa Irani me arsenalin e raketave balistike që është mjeti kryesor ofensiv i Iranit, ndër të cilët variantet hipersonike Khaibar Shekan dhe Fattah. Dronë të sulmit me ‘Një Kahje’ (seria Shahed) si ‘Dronë kamikazë’, për caqe të ndryshme e sidomos për infrastrukturën energjetike. Forcat Detare: marina e IRGC-së operon me tufa anijesh sulmi të shpejtë, nëndetëse të vogla dhe sisteme detare autonome të destinuara për taktikën “goditje dhe ikje” në ngushticën e Hormuzit. Luftërat sjellin viktima, por edhe shpresë për të ardhme më të mirë. Teherani ka sinjalizuar se do t’i ndalë sulmet hakmarrëse vetëm ndër tre kushte:
– Njohja e të drejtave të tij për sigurinë rajonale,
– Kompensimi për dëmin e shkaktuar nga sulmet e 28 shkurtit dhe
– Garancitë ndërkombëtare kundër sulmeve të ardhshme.
Megjithatë është vështirë të thuhet se reparacionet luftarake do të paguhen në kohën e pasluftës. Poashtu, duhet konsideruar të çbllokuar ngushticën e Hurmuzit si burim i krizës energjetike dhe inflacionit, për të cilën Trumpi, sipas kritikëve shpesh gabon në deklaratat e tij për mediat. Sidoqoftë, një Iran me demokraci duke i respektuar të drejtat e qytetarëve të vet, lirinë e shprehjes dhe marrëdhënie bilaterale me fqinjët është ajo që e kërkojmë.
2026-03-15

