Analizë nga Selim Ibraimi – Maqedonia Veriore, dikur e quajtur “Oaza e Paqes”, u gjunjëzua në 2001 nga konflikti i brendshëm ndër-etnik, duke e çuar vendin në prag të një tragjedie të re boshnjake.
Asnjë mësim nuk nxorri klasa politike dhe qytetarët për pasojat e politikave diskriminuese dhe urrejtjes që ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut.
Ngjarjet e fundit që po trondisin opinionin e Maqedonisë Veriore janë përsëritur disa herë. Ngjarje të tilla ndodhin në pjesë të tjera të botës, por ndarje të tilla si në vendet që variojnë nga Maqedonia, Bosnja, vendet afrikane dhe aziatike ku feja dhe etnia janë baza e ndarjeve dhe gjakderdhjes, mund të konsiderohen mjaft kritike për grindjet në të ardhmen.
Tani 20 vjet pas konfliktit, maqedonasit dhe shqiptarët vazhdojnë të jetojnë të ndarë në Maqedoninë e Veriut.
Maqedonia është një anëtare e NATO-s dhe një kandidate për të filluar bisedimet me Bashkimin Evropian në vjeshtë. Koalicioni i vitit 2017 për të përmbysur ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe për të larguar Maqedoninë nga ndikimi rus, nuk solli një harmoni të brendshme.
Politikat e Ahmetit, Zaevit dhe partive të tjera në koalicion për një Maqedoni të re nuk shihen askund. Varfëria, pandemia dhe gjendja e vështirë ekonomike e kanë kapluar vendin. Papunësia është e lartë pasi ndërmarrjet e mëdha publike po ‘thithin’ gjakun e qytetarëve të varfër të Maqedonisë Veriore.
Perspektivat në këtë vend duken shumë larg. Të rinjtë janë larguar nga ky vend. Të rinjtë e quajnë atë një “ vend fantazmë “ duke ikur në Evropën Perëndimore.
Politikat e qeverisë se përbërë nga LSDM-ja BDI-ja dhe Besa, një parti që u bashkua me LSDM-në, ende nuk kanë treguar rezultate konkrete në parandalimin e gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
Opinioni publik gjithashtu vazhdon të tronditet nga akuzat e opozitês dhe qytetarëve për shitjen e tokës publike në Tetovë të një biznesmeni malazez përndryshe një oligark rus në Ballkan. (@CSSDMacedonia)