Warning: Declaration of tie_mega_menu_walker::start_el(&$output, $item, $depth, $args, $id = 0) should be compatible with Walker_Nav_Menu::start_el(&$output, $data_object, $depth = 0, $args = NULL, $current_object_id = 0) in /home2/gtunionm/cssd-ngo.org/wp-content/themes/jarida/functions/theme-functions.php on line 1854
Kasami para dilemave të bashkëpunimit | ISSD
Home / PROGRAMMES / Geopolitics and Technology / Kasami para dilemave të bashkëpunimit

Kasami para dilemave të bashkëpunimit

Nga Dr. Selim Ibraimi– Derisa BDI dhe PDSH janë bërë bashkë dhe kanë lidhë besë për raundin e dytë ku PDSH-ja e Thaçit do ta ndihmojë BDI-në në të gjitha komunat, veçanërisht në ato kritike si Tetova, L. BESA dhe ASH ende hamendësohen se ku duhet të mbështesin njëri-tjetrin dhe a duhet anëtarët e partisë publikisht të bëjnë thirrje për mbështetje dhe për mobilizim të ndërsjellë. Ministri i BESËS, Arijanit Hoxha, i cili ka folur më shumë për mbështetjen që kjo parti pret nga ASH-ja dhe qytetarët, ende vazhdon të jetë i shpërndarë dhe i paqartë për votuesit si të BESËS, për ASH apo edhe për shtresën e qytetarëve që nuk ka votuar. Loja në disa versione e anëtarëve të kryesisë së BESËS- mund t’i kushtojë kandidatit Bilall Kasami në raundin e dytë. Drejtuesit e BESËS- mund të mendojnë se po dërgojnë një mesazh të qartë, por në realitet nuk e bëjnë këtë. Pasi nuk duan t’i shkëpusin marrëdhëniet me BDI-në, duan të ndihmojnë LSDM-në në raundin e dytë, duan të ndihmojnë BDI-në, por duke shpresuar në votat e ASH-së dhe të tjerëve kundër BDI-së në Tetovë, Zhelinë etj etj. Epo djema nuk rritet vlerësimi dhe vota nuk fitohet nëse vazhdohet të llogaritet në baza personale dhe grupore. Nëse L. BESA dëshiron ta konkurrojë BDI-në e Ahmetit, tani është koha të demonstrojë fuqinë politike me figura serioze dhe jo të paqëndrueshme kur është çështja e vendimeve. Kasami i ka hyrë një gare shumë të vështirë që kërkon gjykim dhe shpejtësi në veprime politike. Shtyerja me bërryla nuk është strategjia e duhur për asnjërën parti, pasi Ahmeti ka ndryshuar taktikën. BDI dhe LSDM gjithashtu do ndihmojnë njëra tjetrën të dielën, 31 tetor. (25.10.2021), SHBA

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.