JUSUF ZEJNELI:”VENDIMET E RËNDËSISHME KËRKOJNË LEGJITIMITET MË TË FUQISHËM”

Intervistë me Prof.Dr. Jusuf Zejnelin, profesor i të drejtës kushtetuese dhe administrative.

Intervistoi Selim Ibraimi nga Instituti për Studime të Sigurisë dhe Zhvillimit

 

Natyrisht se votimi në kuvend shpëton marrëveshjen, mirëpo edhe këtu ka shumë sfida, shkaku i shumicës së kualifikuar. Në këtë rast do të ishte e nevojshme që deputetët të tejkalojnë dallimet politike dhe të mbështesin marrëveshjen. Proceset integruese të Maqedonisë janë mundësi për realizimin e reformimit të sistemit juridik në vend. Mendoj se qasja e tyre duhet të jetë më e avancuar. Së pari këta procese kërkojnë një qasje më fleksibile nga partitë politike, duke i lënë ata në duart e të rinjve, sepse perspektiva është e tyre. Integrimi kërkon së pari reforma në mentalitet, veprim, koncept, ideologji, veprimtari konkrete dhe angazhim të rinisë në këto procese.

 

ISSD: Z.Zejneli, si e vlerësoni aspektin legal të rezultatit përfundimtar që doli nga referendumi?

Jusuf Zejneli: Nisur nga fakti se referendumi ishte konsultativ, rezultati përfundimtar nuk prodhon efekt juridik për vendimmarjen në kuvend. Në këtë rast, kuvendi mund të vazhdojë procedurën e ndryshimeve kushtetuese, për të cilat nevojitet shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Në këtë rast, rezultati i referendumit paraqet vetëm efekt politik në këtë proces.

 

ISSD: Z.Zejneli a duhej që qeveria të organizonte një proces të tillë, pasi shumë juristë thonë se referendumi ishte i panevojshëm?

Jusuf Zejneli: Vendimet e rëndësishme kërkojnë legjitimitet më të fuqishëm, andaj sipas vullnetit të qeverisë, parlamenti vendosi të organizohet referendumi, i cili i ka përparësitë dhe rreziqet e veta.

 

ISSD: Z.Zejneli çfarë mund të bëjë më shumë qeveria. A mund që votimi i fshehtë në parlament të shpëtojë marrëveshjen?

Jusuf Zejneli: Natyrisht se votimi në kuvend shpëton marrëveshjen, mirëpo edhe këtu ka shumë sfida, shkaku i shumicës së kualifikuar. Në këtë rast do të ishte e nevojshme që deputetët të tejkalojnë dallimet politike dhe të mbështesin marrëveshjen.

 

ISSD: Z.Zejneli, shpërndarja eventuale e parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është një proces që pason me zgjedhje. A kanë kohë partitë politike që të përgatisin elektoratin?

Jusuf Zejneli: Së pari është me rëndësi  kuvendi të tenton në mbështetje prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, ky është intetes jetik për të gjithë qytetarët pa dallime etnike, religjioze, andaj secili deputet duhet bartë përgjegjësi dhe të mbështesë procesin dhe vendi të ecë drejt integrimeve Euro-Atlantike. Ndryshe mund të ndodhë vetëshpërndarja e kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

 

ISSD: Z.Zejneli cilat janë komentet tuaja në lidhje me proceset integruese të Maqedonisë?

Jusuf Zejneli: Proceset integruese të Maqedonisë janë mundësi për realizimin e reformimit të sistemit juridik në vend. Mendoj se qasja e tyre duhet të jetë më e avancuar. Së pari këta procese kërkojnë një qasje më fleksibile nga partitë politike, duke i lënë ata në duart e të rinjve, sepse perspektiva është e tyre. Integrimi kërkon së pari reforma në mentalitet, veprim, koncept, ideologji, veprimtari konkrete dhe angazhim të rinisë në këto procese.

 

Shënim :

Ndalohet  përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre.
Bordi redaksional rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia. Ju lutemi, nëse vendosni të botoni materialet tona të institutit, shkruani burimin dhe autorin e analizës.