Kompanitë në Ballkan-II (1874-1900)

Blerim Abedini, Instituti për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim- Maqedonia Veriore

Modernizmi i hershëm mesjetarë në Evropë dhe Botë

Epoka e hershme moderne ishte një kohë e merkantilizmit, nacionalizmit dhe tregtisë ndërkombëtare. Pas udhëtimeve të Kristofor Kolombos u hapën mundësi të reja për tregti me “Botën e Re” dhe Azinë. Revolucioni tregtar vazhdoi, me evropianët që zhvilluan importe të mallrave luksoze nga Azia lindore dhe jugore me lundrimet rreth “Kepit të Shpresës së Mirë” në Afrikën jugore. Nga vitet 1600, qendrat e tregtisë dhe fabrikat u zhvendosën nga Mesdheu në Atlantikun perëndimor(kontinentin amerikan). Rusia zgjeroi tregtinë me gëzofë luksozë nga Siberia. Sheqeri dhe duhani nga Amerika(Kolumbia) filluan të luanin një rol në ekonominë evropiane. Revolucioni Industrial solli kompani me frymë të re në Evropë, veçanërisht në Angli dhe Skoci, nga v.1750-1830. Franca dhe SHBA përjetuan revolucionin industrial në fillim të shekullit të XIX-të; Gjermania në shekullin e XIX-të; dhe në Rusi, revolucioni industrial pasoi në fillim të mesit të shekullit të XX-të. Në Britaninë e Madhe ku edhe është gjeneza e “Revolucionit Industrial” paraqiten fabrika, hekurudha, miniera qymyri dhe ndërmarrje biznesi duke përdorur teknologjitë e reja. Më shumë aplikohet në tekstil, pastaj përhapet në sektorë tjerë dhe nga mesi i shekullit të XIX-të transformon ekonominë dhe shoqërinë britanike, duke vendosur një rritje të qëndrueshme. Pastaj revolucioni industrial përhapet në pjesë të Amerikës dhe Evropës dhe modernizon ekonominë botërore.

Sipas një raporti të botuar nga Banka e Koresë në vitin 2008, thuhet se 41 vende(shtete) kishin 5,586 kompani më të vjetra se 200 vjet origjinë. Prej tyre, 3,146 (56%) janë në Japoni, 837 (15%) në Gjermani, 222 (4%) në Holandë dhe 196 (3%) në Francë.

II- Kompanitë në Ballkan(1874-1900)

E themeluar në vitin 1874, Pyrkal (Greqisht: Πυρκάλ) është një nga industritë më të vjetra të mbrojtjes ushtarake, që prodhon municione dhe eksplozivë në Greqi. Kompania “Elliniko Pyritidopoieio A.E.” (me produkte kimike dhe Industriale) u themelua në 1874, dhe pos kësaj “Maltsiniotis Brothers” (me prodhimin e fishekëve dhe pjesëve metalike), u themelua në v.1887. Bashkimi i të dy kompanive u bë në v.1908. Aktivitetet e tyre përfshijnë prodhimin e armëve, ndërtimin e makinerive (përfshirë motorët diesel), trupat e automjeteve, mjete, infrastrukturën e fabrikës, kaldajat, avionët, etj. Fundi i Luftës II Botërore e gjeti kompaninë në rrënoja. Kompania Pyrkal pastaj humb tregjet tradicionale të eksportit në vitet 1970 dhe për këtë arsye ndërhyn shteti në vitin 1980 me çrast në v.1982 kompania Pyrkal, nacionalizohet. Kompania në pronë të shtetit vazhdon në kërkime dhe zhvillime, programe adekuate për raketat Stinger, programe evropiane në partneritet- për zhvillimin dhe prodhimin e raketave IRIS-T dhe gjeneratorëve modernë të erës në vitin 2002. Kompania bashkohet me EBO në 2004, për të eleminuar konkurrencën duke formuar EAS-in.

Viti 1880 paraqet në skenë kompaninë greke BENRUBI . Produkte si IZZY Multi, IZZY Green Toast, IZZY Elea, IZZY Caffeccino, IZZY Milano, IZZY erëza, krem IZZY, ΙZZY Grooming dhe IZZY Havana.

Në vitin 1882 themelohet Kouppas, Achilleas Kouppas Machine Manufacturing AE, e cila ka qenë historikisht prodhuesi më i madh i makinerive dhe pajisjeve industriale, e themeluar në Pire në v.1882. Fushat e specializimit përfshijnë pajisjet e rafinimit të naftës (të përdorura në ndërmarrjet në Iran, Irak, Egjipt, Tunizi dhe Kongo). Në vitin 1972 ajo prezanton një model cilindrik rrugor 14 tonësh, i mundësuar nga një motor nafte “Skoda”. Më vonë kompania Kouppas u prek nga kriza e viteve 1980 në industrinë Greke, kështu që ajo pushoi së funksionuari në 1987 (105 vjet pas themelimit të saj). Në 1995 objektet e saj u blenë nga BIEX Metal Constructions A.E. dhe Procter & Gamble Hellas A.E.

Në vitin 1883 vjen kompania kimike Chropei- Piraeus Dye Works. Ajo u themelua në 1883 nga kimistët Spilios dhe Leontios Economides. Tradicionalisht është prodhues i madh i bojërave sintetike dhe produkteve farmaceutike. Në v.1975 kompania propozoi dy lloje armësh (pushkë dhe automatikë) dedikuar ushtrisë së Greqisë. Por, kompania Chropei para falimentimit u shtetëzua në vitet 1980 me emrin e ri ELVIPY- për produkte shëndetësore, por kriza financiare përfundimisht e detyron të mbyllet në vitin 1995.

Në vitin 1886 themelohet Prapopoulos Bros s.a., e cila është një kompani private në prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve bujqësore, industriale me seli në Patras, Greqi. Kompania u themelua nga Konstandin dhe Xhorxh Prapopulos dhe në vitin 1929, shndërohet në një kompani anonime. Kompania u angazhua për prodhimin e spërkatësve të bimëve, kunjat, takëmet(setet), enë alumini, tenxhere portative me gaz si dhe varietete për produkte të tjera metalike. Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore fabrika u bombardua nga Forcat Ajrore Italiane. Pas luftës fabrika në v.1977 u zhvendos në ambiente të reja me sipërfaqe nga 2.500 m2 në periferi të Patras. Në v.2006 iu dha “Çmimi i Organizatorëve Specialë” të Ekspozitës së 21-të-Agrotica në Selanik, duke përkujtuar 120 vitet e saja të biznesit. Kompania aktualisht prodhon pajisje për mbrojtjen e bimëve (spërkatës), vegla për kopshte, kontejnerë prej çeliku të pandryshkshëm dhe pajisje për prodhimin e verës. Shumë nga degët e kompanisë janë jashtë shtetit por ajo akoma ruan linjën tradicionale të spërkatësve të bakrit. Brenda shtetit i përfshin fazat e fundit të montimit dhe kontrollit të cilësisë së produkteve të saj. Në vitet e fundit, kompania operon jashtë Greqisë, si në Qipro, Maqedoninë Veriore dhe Shqipëri.

Viti 1888 sjell kompaninë Karelia Tobacco Company Inc., kompani duhani me seli në qytetin Kalamata të Greqisë. Ajo është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i duhanit në Greqi. Markat “Karelia” shiten në më shumë se 65 shtete të globit, në Evropën Perëndimore dhe Lindore, Lindjen e Largët, Lindjen e Mesme, Gjirin Persik dhe Afrikë. Markat e saj përfshijnë George Karelias and Sons, Karelia Slims, Ome, Karelia Family, Karelia Royal, Rex, American Legend and Leader. Kompania prodhon mesatarisht 15 miliard cigare(paketim) brenda vitit dhe punëson afro 500 njerëz në të gjithë botën. Karelia është në listën kryesore të Bursës së Athinës (KARE). Në vitin 2003, kompania themelon një filialë në Mbretërinë e Bashkuar e quajtur Karelia Tobacco Company (UK) Ltd., për qëllim të shpërndarjes së brendeve të saja. Në v.2007, hapet filialë e saj në Bullgari dhe modernizohet në një kompani tregtare importi të quajtur “Karelia Bulgaria EOOD”. Në vitin 2008, një filialë hapet në Turqi, e quajtur “Karelia Tütün ve Tiçaret A.S.”. Poashtu Karelia blen markën e purove “Backwoods” nga “Altadis S.A.”, për tregjet e brendshme bë Greqi si dhe pa taksa. Ajo ka më shumë se 26,000 pika të shitjes në Greqi. Qarkullimi aktual vjetor i shitjeve është aty rreth 870 milion euro.

Viti 1890 sjell Bouhagier Patras (Μπουχάγιερ Πάτραι), që shquhet si prodhuesi i automjeteve me trup më të gjatë si autobusë, kamionë; Ajo u themelua në vitin 1890 ndërsa u përmbyll në vitin 2004. Emri Bouhagier ishte versioni i huazuar i emrit të një familje Maltese (emri: Bouhagiar) që ishte e vendosur në Greqi. Kompania u themelua në Patras nga Tzamaría (Ioannis Maria) Bouhagier, i cili lindi në ishullin Cefhalonia. Në fillim të viteve 1920 kompania fillon me ndërtimin e trupave të gjata për automjetet (vetura, autobusë dhe kamionë të ndryshëm), ndërsa në vazhdim përqëndrohet vetëm në autobusë. Kompania, si të gjithë prodhuesit grekë të autobusëve, pësuan një goditje të madhe në vitet 1980 kur tregu grek u përmbyt me importimin e automjeteve të përdorura. Që nga vitet 1990 aktivitetetet e saja u reduktuan shumë, duke kryer vetëm riparimet e trupit, për këto arsye kompania tërhiqet nga biznesi.

Në v.1893 themelohet Banka e Athinës e cila formoheshte nga dy(degë) banka. Banka e parë e Athinës operoi në Ballkan dhe Mesdheun Lindor deri në blerjen e saj nga Banka Kombëtare e Greqisë në vitin 1953. Në vitin 1993 themelohet Banka e dytë(dega) e Athinës e cila më vonë u bashkua me Eurobank Ergasias në v.1999. Filialet e Bankës së Athinës kanë përfshirje në njësitë financiare të huaja. Disa banka në SHBA mbajnë emrin e “Bankës së Athinës”.

Në vitin 1900 themelohet TT Hellenic Postbank, fillimisht si Banka Postare Greke e Kursimeve, Greqisht: Ταχυδρομικό Ταμιευτήριο- Tachidromiko Tamieftirio. Ka qenë një bankë tregtare me qendër në Athinë. Licenca e bankës u tërhoq në janar 2013 dhe ajo u vu në likuidim. Për më tepër në linkun: https://www.ecbs.org/banks/greece/tt-hellenic-postbank/view-details.html