Selim Ibraimi nga Instituti për Studime të Sigurisë dhe Zhvillimit nga Tetova, thotë se dy partitë më serioze të shqiptarëve janë BDI dhe Lëvizja BESA, të tjerave do t’u duhet kohë për t’u konsoliduar dhe themeluar. Por një gjë është e sigurt se roli i tyre do të jetë shkatërrues për elektoratin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sepse me një numër kaq të madh partish, votuesit e rinj dhe të pavendosur nuk e dinë se për cilin program të votojnë. Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka shumë gjasa që të marrë një numër të konsiderueshëm të votuesve nga BDI, dhe BESA do të mund të marrë vota të mjaftueshme nga Aleanca për Shqiptarët. Ndërsa, roli i Skender Rexhepit, dhe i Arianit Hoxhës sipas tij do të jetë shkatërrues për elektoratin shqiptar, duke parë tendencat e tyre në formimin e partive politike. Një tjetër skenar real që mund të dalë para të gjithëve është krijimi i dy blloqeve me BDI në krye, duke e parë këtu Aleancën e Shqiptarëve (ASH), Arianit Hoxhën, deputetin Skender Rexhepi dhe PDSH-në. Dhe tjetri është blloku opozitar me Lëvizjen BESA, Alternativën dhe Lëvizjen Demokratike të Mexhitit. “Në përgjithësi, gara e ardhshme zgjedhore do të jetë e vështirë”, tha Ibraimi për Frontline. https://frontline.mk/2023/08/11/devet-partii-na-albancite-shto-gubat-a-shto-dobivaat-albancite-so-ova/?fbclid=IwAR305tf-Cl8mMC_6aKHEH8gKWNKCrLUFrlBQ2MTwDu
- Ibraimi ka një doktoratë në Shkenca Politike nga Universiteti i Evropës Juglindore, një Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Webster, Scott Air Force Base, IL, SHBA, dhe një diplomë BA në Gazetari nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri.