84 vjet më parë, ish- Bashkimi Sovjetik e pushtoi Finlandën dhe filloi “Lufta e Dimrit” (1939-1940). Finlanda u shpëtua nga uniteti kombëtar dhe rezistenca heroike. Finlanda si anëtare e NATO-s e ka mbyllur kufirin me Rusinë përshkak të politikave të Moskës për të destabilizuar vendet nordike me emigrantë nga Lindja e Mesme. Agjencia ” Reuters” ka njoftuar se më shumë se 700 emigrantë nga vende si Jemeni, Afganistani, Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia dhe Siria, kanë hyrë në Finlandë në dy javët e fundit përmes Rusisë. Helsinki ka njoftuar se Rusia po i dërgon emigrantët në kufi, një akuzë që Kremlini e ka mohuar.(@ISSDMacedonia)