Halil Matoshi: Të dorëhiqet ministri i Arsimit Jeton Shaqiri

HALIL MATOSHI

1.Ky âsht nji libër shkollor për klasën e VI, nga landa e historisë, për nxanësat shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, botim i vitit 2016. Aty flitet për krijimin e shteteve sllave, e me atë hov, krahas Serbisë, Malit të Zi e Bullgarisë, rënditet edhe Shqipnia, që bâjka pjesë tek shtetet sllave por që shtypka sllavët!??? Çfarë âsht ky atentat barbarësh mbi historiografinë, si dije humane?

2. Ashiqare, âsht ky nji diskurs fashist, tue thânë nji ndër rrenat mâ t’poshtra se “Shqipnia si shtet në të cilin elementi sllav ka qenë shtypun në mënyrë permanente”, kur dihet se shteti shqiptar âsht formu i fundit në Ballkan, më 1912!? E si u shtypën në mënyrë permanente sllavët nga nji popull i shtypun vetë, me zjarr e hekur, e dijnë veç maqedonët e mendësisë klerofashiste, që ende kërkojnë nji identitet autoktonie pa mundun me u shkëputë nga ndikimi i historiografisë hegjemone serbe!?

3. Porse, zemërimi kish me qenë ma i vogël, nëse ku libër kish me mbajtë firmat e “doktorëve” shovenistë si Milan Boškoski e Jordan Ilioski, e të mos nënshkruhej nga nji vegël qorre, me përkatësi shqiptare si. Dr. Nebi Dërvishi! Ky njeri jo që del në pozita antishqiptare pir dëshmon injorancë deri në shkallë mjerimi!

4.Tue qenë së nji parti shqiptare âsht pjesë e qeverisjës së Maqedonisë së Veriut, që sot do të duhej me kërku dirëheqje të Ministrit të Arsimit që paradoksalisht âsht nji shqiptar, Jeton Shaqiri ((Siç!) dhe me e pezullu pjesëmarrjën në Qeveri deri sa tē shlyhet kjo marre dhe të ribotohet libri i ri, (nëse ndërkohë nuk ka ndodhë!?) tue u kërku falje shqiptarëve! Ndërsa, Dervishi të jap llogari publike për këto teza fashiste e të shkreta nga pikëpamja shkencore!

(Marrë nga postimi në Facebook i H. Matoshit)